Më 18 tetor 1991, në fshatin Lovas (Republika e Kroacisë), pjesëtarët e forcave serbe detyruan rreth 50 civilë të ecnin nëpër një fushë me mina, ku si pasojë humbën jetën 20 persona dhe u plagosën 14 të tjerë. Gjatë rrugës për në fushën me mina, u vra një civil. Nga 10 deri më 18 tetor, pasi Ushtria Popullore Jugosllave pushtoi Lovasin, u vranë gjithsej 70 civilë.