Kreu » Arkivat e gjykimit para TPNJ-së
Arkivat e gjykimit para TPNJ-së
Në bazë të marrëveshjes me Sekretariatin e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), FDH në shkurt të vitit 2005 filloi më kopjimin e arkivit publik të kësaj gjykate, në mënyrë që të krijojë kushte për studiuesit, gazetarët, viktimat, familjet të viktimave dhe individët e interesuar nga ish-Jugosllavia që të kenë qasje në këtë material të vlefshëm. Arkivi TPNJ-së është një burim i vlefshëm i të dhënave që mund të ndihmojnë në fillimin e procedurave penale kundër kryerësve të krimeve të luftës, hapjen e dialogut social për të kaluarën dhe edukimin e të rinjve për të kaluarën.
Arkivi i FDH-së ka audio-video regjistrime të gjykimeve të tanishme para TPNJ-së si dhe gjykimet të kryera, në gjuhët BHS. Gjithashtu, në Arkiv të FDH-së ruhen regjistrimet e dëshmive të dëshmitarëve në tri raste gjyqësore [S.Milosheviq, M.Milutinoviq e të tjerë, dhe R. Haradinaj e të tjerë.] në gjuhën shqipe.
Përveç audio-video incizimeve të gjykimeve, Arkivi i FDH-së gjithashtu përmban dokumentacionin në formën e provave të paraqitura gjatë gjykimit para TPNJ-së të cilat gjinden në bazën e të dhënave të gjykatës – NP [p.sh deklaratat e dëshmitarëve, raportet e ekspertëve, urdhrat, raportet nga beteja, etj] .
Prej vitit 2005 deri më dhjetor 2022, FDH në arkivin e saj barti gjithësej 9742 të të gjitha ditëve të gjykimeve të mbajtura në formatin DVD dhe 115.746 dokumente nga baza e të dhënave të gjykatës.
Arhiv FHP-a poseduje audio-video snimke tekućih suđenja pred MKSJ, kao i suđenja koja su završena, na BHS jezicima. Takođe, u Arhivu FHP-a čuvaju se i snimci iskaza svedoka u tri sudska predmeta [S.Milošević, F.Limaj i dr.,V Đorđević, M.Milutinović/Šainović i dr. i Haradinaj i dr.] na albanskom jeziku.
Pored audio-video snimaka suđenja, Arhiv FHP-a sadrži i dokumentaciju koja je u formi dokaza izvedena na suđenjima pred MKSJ a koja se nalazi u sudskoj bazi podataka – JDB [na primer izjave svedoka, ekspertski izveštaji, naređenja, borbeni izveštaji, itd].
Od 2005. godine do decembra 2022. TTHA je uspeo da kopira ukupno 9742 dana suđenja u DVD formatu i 115.746 dokumenata iz sudske baze podataka.
Video Arhiva:
FHP-THA-IT-04-84: Video arkivi i gjykimit në TPNJ, rasti i Ramush Haradinajt dhe të tjerëve
FHP-THA-IT-05-87: Video arkivi i gjykimit në TPNJ, rasti i Millan Millutinoviq dhe të tjerëve