Kreu » Kujtesa » Kultura e kujtesës » Fjalor
Aktivizmi në fushën e kujtesës merret me të kaluarën për të ndërhyrë në kuptimin dominues të së kaluarës në shoqëri, në një mënyrë që ndikon në të kuptuarit e problemeve të tanishme dhe projektimin e së ardhmes. Ai vjen nga poshtë dhe nuk është i lidhur me strukturat shtetërore dhe zakonisht i referohet aktivizmit që është njëkohësisht paqësor dhe ndodh në shoqëritë pas-konfliktuale.
Sipas Todor Kuljiqit, revizionizmi historik në kuptimin e ngushtë nuk përfaqëson vetëm reinterpretimin dhe rishqyrtimin e fakteve historike, por edhe shtrembërimin politikisht të motivuar të kuptimeve të tyre. Për këtë arsye dallon nga revizioni si shqyrtim i fakteve në historiografi që mund të jetë i motivuar nga paradigma apo burime të reja.
Kultura e kujtesës përfaqëson kuadrin shoqëror brenda të cilit zhvillohen politikat e kujtesës. Në këtë kuptim, është kultura e kujtesës së një shoqërie dhe ajo përfshin shumë nënbesime të kujtesës të grupeve të ndryshme shoqërore që mund të jenë konkurruese, plotësuese apo të bashkëjetojnë. Kultura e kujtesës bazohet në njohuri të përbashkët për historinë dhe referenca të njohura për ngjarjet historike, por kjo nuk do të thotë që kemi të bëjmë me një sferë homogjene në të cilën mbizotëron harmonia e kujtesës, për këtë arsye zakonisht flasim për kultura kujtese në shumës. Kulturat e kujtesës si kuadër historik i interpretimit funksionojnë në nivele të ndryshme, nga shtetet kombëtare deri te grupet politike apo bashkësitë gjuhësore dhe fetare. Brenda këtij kuadri të kulturës së kujtesës ekzistojnë politika zyrtare të kujtesës, politikat e kujtesës nga aktorët joshqetërorë dhe shoqëria civile, si dhe kujtesa brenda familjeve dhe kujtesa individuale e bazuar në përvojë. Bartësit e saj janë individët, grupet shoqërore, kombet dhe shtetet.
Memorializimi në kuptimin e ngushtë përfaqëson procesin e krijimit të memorialeve publike – monumenteve. Në kuptimin e gjerë, memorializimi përfshin të gjitha aktivitetet që synojnë ruajtjen e kujtesës për të kaluarën.
Vendtakimet e ndërgjegjes janë memoriale publike që angazhohen për veprim demokratik përmes programeve që nxisin dialogun mbi tema të rëndësishme shoqërore në kohët e sotme dhe që mundësojnë pjesëmarrje publike në këto tema.
Politika e kujtesës përfshin të gjitha diskurset dhe aktivitetet në të cilat interpretimi i historisë, më saktë i së kaluarës që konsiderohet e rëndësishme për të tashmen, përdoret për qëllime politike. Ajo ka tre funksione kryesore: krijimi i traditave, ndikimi në identitetin kolektiv dhe formimi i legjitimitetit politik dhe historik. Me fjalë të tjera, është përdorimi politik i historisë në publik nga aktorë të ndryshëm me interesa të ndryshme. Politika e kujtesës gjithmonë është e orientuar kah publiku dhe i nevojitet një skenë publike dhe audiencë, ndryshe nga kujtesa individuale dhe personale.
Politika zyrtare e kujtesës është promovimi i pikëpamjeve të caktuara për të kaluarën nga shtetet, qeveritë, partitë politike dhe elitat e tjera që i shërbejnë interesave të tyre. Këto përpjekje zakonisht lidhen me marrjen, konsolidimin dhe zgjatjen e pushtetit. Edhe pse shtetet nuk janë entitetet e vetme që merren me kujtesën, ato kanë fuqi dhe burime të pakrahasueshme të investuara në politikën e kujtesës dhe autoritetin. Interpretimi historik që promovojnë institucionet dhe zyrtarët shtetërorë nuk duhet të jetë domosdoshmërisht i rremë, por zakonisht është njëanshëm, selektiv dhe i përshtatur me interesat aktuale.
Koristimo kolačiće radi prižanja boljeg korisničkog iskustva i funkcionisanja ove prezentacije u skladu sa Politikom privatnosti i Uslovima korišćenja i Politikom kolačića.
Websites store cookies to enhance functionality and personalise your experience. You can manage your preferences, but blocking some cookies may impact site performance and services.
Essential cookies enable basic functions and are necessary for the proper function of the website.
You can find more information in our POLITIKA E COOKIE-VE and Kushtet e Përdorimit dhe Politika e Privatësisë.