Kreu » Arkivi FDH
Në Arkivin e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) ruhet materiali primar mbi shkeljen e të drejtave të njeriut, të cilat janë kryer në mënyrë masive në territorin e ish Jugosllavisë si dhe mbi 90 për qind e kopjeve të arkivit publik të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (GjPNJ).
Materiali primar arkivor është i mbledhur përmes hulumtimit të krimeve luftës dhe të shkeljeve të të drejtave të njeriut, të cilën FDH e bënë që nga viti 1992. Pos kësaj, FDH, një pjesë të materialit të saj arkivor e ka marrë nga institucionet e tjera, me të cilat ka bashkëpunuar gjatë tridhjetë viteve të ekzistimit të tij. Kështu, Arkivi i FDH-së përmban, midis të tjerash, një numër të madh të dokumenteve nga gjykimet për krime të luftës në Serbi, Mal të Zi, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, arkivin e mediave të viteve nëntëdhjetë, si dhe xhirimet audio dhe video të gjykimeve në GjPNJ dhe dokumentacionin, i cili në formë të provave është paraqitur në gjykimet e GjPNJ-së.
Arkivi i FDH-së përmban gjithsejtë 119,20 metra arkivore dokumentacion të shtypur, 39.126 disqe në të cilin është i xhiruar arkivi i GjPNJ si dhe 1692 CD dhe DVD disqe me video material të ndryshëm – raporte televizive, filma, xhirime konferencash, forumesh, takime dhe xhirime të intervistave të historisë gojore.
Miratimin për shfrytëzim të materialit arkivor për qëllime hulumtuese-shkencore e jep drejtoresha e FDH-së në bazë të kërkesës paraprakisht të drejtuar në formë të shkuar, të cilën mund ta dërgoni në adresën elektronike [email protected]. Në kërkesë ceket tema dhe qëllimi i hulumtimit.
Arkivi i FDH-së është i përfshirë në Grupin punues të Arkivit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Arkivit Ndërkombëtar.
FDH-SS-001 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e shqiptarëve në kohën e Sllobodan Millosheviqit
FDH-SS-002 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e shtetasve të Serbisë për krime të luftës
FDH-OV-003 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e pjesëtarëve të MT të Vukovarit dhe të njësisë paramilitare Leva Supoderica për krime të luftës kundër të burgosurve të luftës
FDH-ZV-004 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të njësisë paramilitare GRERËZAT E VERDHA për krime të luftës ndaj civilëve në Zvornik
FDH-SC-005 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të njësisë Shkorpionët (Škorpioni) për krime ndaj civilëve në Srebrenicë
FDH-LR-006 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të Policisë Ushtarake të Ushtrisë kroate për krime të luftës në Burgun Ushtarak
FDH-SJ-008 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të njësisë paramilitare Hakmarrësit (Osvetnici) për rrëmbim dhe vrasje të myslimanëve të Sjeverinit në Serbi
FHD-ST-009 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të Ushtrisë së Republika Srpska për rrëmbimin dhe vrasjen e civilëve nga treni në Shtrpce
FDH-PD-010 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e pjesëtarëve të njësisë paramilitare SHKORPIONËT për krime ndaj civilëve në Podujevë
FHP-PR-011 FONDI: Represioni policor në Serbi dhe në Kosovë NËNDFONDI: FDP-PR-011-1 Qëndresa
FDH-NP-012 FONDI: E drejta në pronë dhe në paluajtshmëri – kërkesat për kthimin e të drejtave banesore të personave të dëbuar
FDH-Zhv-014 FONDI: Zhvarrosjet në Serbi dhe në Kosovë
FDH-SN-015 FONDI: Dokumentacioni mbi pozitën e pakicave dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në territorin e Sanxhakut
FHP-SP-016 FONDI: Përfaqësimi i partive politike dhe i kandidatëve për kryetar në mediat elektronike dhe në ato të shkruara në Serbi
FHP-KF-017 FOND: Konferenca në organizIm të Fondit për të Drejtën Humanitare
FDH-GJ-021 FONDI: Transkripte nga gjykimi për vrasjen e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Serbisë Dr. Zoran Gjingjiqit
FDH-SH-025 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e qytetarëve të Kroacisë për krime të luftës
FDH-RO-026 FONDI: Romët – raport mbi incidentin, raste të ndryshme të sulmeve në romët, e drejta në banim dhe diskriminimi, shpërngulja e romëve, e drejta në jetë dhe diskriminimi , deportimi i romëve nga Republika Federale e Gjermanisë, Konventa kundër Torturës – KKT
FDH-LV-0027 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të formacioneve paramilitare dhe i pjesëtarëve të APJ-së për krime ndaj civilëve në Lovas
FDH-QY-028 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e pjesëtarëve të togës 177 të detashmentit ushtarak territorial, Pejë, të Ushtrisë së Jugosllavisë, për krime të luftës kundër të burgosurve të luftës në fshatin Qyshk në Kosovë
FHP-BY-029 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e pjesëtarëve të MPB-së të Serbisë për krime të luftës kundër të burgosurve të luftës në Petrovo Selo në Serbi
FDH-OR-030 FONDI Koha kur populli ka folur – jehona dhe reagime
FHP-IF-031 FONDI: Hulumtimi i Fondit për të Drejtën Humanitare mbi propagandën e luftës në mediat e shtypura
PERIUDHA: 2003-2006 BURIMI PRIMAR: Gjykata e Qarkut në Zagreb (Kroaci), Gjykata e Qarkut në Beograd – Paneli për Krime të Luftës (Serbi), Ministria e Punëve...
PERIUDHA: 1993 -1997 BURIMI PRIMAR: Gjykata e Qarkut në Beograd (Serbi), Gjykata e Lartë në Bjelo Polje (Mali i ZI), Komisioni për mbledhjen e të...
PERIUDHA: 2002-2006 BURIMET PRIMARE: Prokuroria Shtetërore e Qarkut në Split, Gjykata e Qarkut në Split- Republika e Kroacisë VËLLIMI DHE MEDIUMI: 1 kuti arkivore PËRMBAJTJA:...
PERIUDHA: 1992 – 2000. BURIMI PRIMAR: Fondi për të Drejtën Humanitare, Gjykata e Qarkut në Beograd (Serbi), Gjykata Komunale në Pirot (Serbi), Gjykata e Qarkut...
PERIUDHA: 1996 – 2006 BURIMI PRIMAR: Fondi për të Drejtën Humanitare VËLLIMI DHE MEDIUMI: 8 kuti arkivore PËRMBAJTJA: Konferenca ndërkombëtare dhe rajonale në organizim të...
PERIUDHA: 1999 – 2005 BURIMI PRIMAR: Instituti mjekoligjor i Fakultetit të Mjekësisë në Beograd (Serbi), Gjykata e Qarkut në Beograd dhe Gjykata Komunale në Kurshumli...
PERIUDHA: 2003-2006. BURIMI PRIMAR: Gjykata e Qarkut në Beograd – Sektori i veçantë kundër krimit të organizuar P. P. 5/03. VËLLIMI DHE MEDIUMI: 7 kuti...
PERIUDHA: 1991-2007. BURIMET PRIMARE: Fondi për të Drejtën Humanitare, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, Novi Pazar, Partia e Aksionit...
PERIUDHA: 1999 – 2008.
...PERIUDHA: 1995-2003.
...Koristimo kolačiće radi prižanja boljeg korisničkog iskustva i funkcionisanja ove prezentacije u skladu sa Politikom privatnosti i Uslovima korišćenja i Politikom kolačića.
Websites store cookies to enhance functionality and personalise your experience. You can manage your preferences, but blocking some cookies may impact site performance and services.
Essential cookies enable basic functions and are necessary for the proper function of the website.
You can find more information in our POLITIKA E COOKIE-VE and Kushtet e Përdorimit dhe Politika e Privatësisë.