Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1991, Sllovenia në shkurt 1992 në mënyrë të paligjshme fshiu nga regjistri i vendbanimeve më shumë se 25.000 persona që jetonin me leje qëndrimi, dhe kishin shtetësi jugosllave ose të ndonjë republike tjetër të Jugosllavisë. Dokumentet e tyre u bënë të pavlefshme dhe atyre iu mohuan të drejtat bazë njerëzore.