Misioni

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ndihmon shoqëritë post-konfliktuoze në ish Jugosllavi të rivendosin sundimit të ligjit dhe ballafaqimin me trashëgiminë e shkeljeve masive të të drejtave të njeriut, për të parandaluar përsëritjen e tyre si dhe për të siguruar përgjegjshmërinë dhe zbatimin e  drejtësisë.

Programi i drejtësisë transicionale i FDH-së implementohet përmes këtyre komponentëve:

  1. Dokumentim
  2. Drejtësia dhe reforma institucionale
  3. Edukim
  4. Nisma për KOMRA
  5. Memorialet
  6. Outreach

Historia 

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) është organizatë joqeveritare për të drejtat e njeriut e themeluar në vitin 1992 nga Natasha Kandiq, me qëllim që t’i dokumentojë shkeljet skandaloze të të drejtave të njeriut që po kryheshin me të madhe në gjithë Jugosllavinë e asaj kohe, gjatë konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe më pas në Kosovë.

Mirënjohje

Në shtator të vitit 2010 Bordi për OJQ  të Këshillit Ekonomik dhe Social (ECOSOC) ia ndau  Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), një status special konsultativ në kuadër të ECOSOC. Ky status special i është nda  FDH-së për veprimet dhe kontributin në krijimin e drejtësisë transicionale në ish-Jugosllavi.

Ekip

Predrag Miletiq

predrag mileticPredrag Miletiq është koordinator i Sistemit të Informimit të FDH-së, pjesë e cilit është edhe Baza e të dhënave mbi krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Në projektin “Nisma për Dokumentim në Sudanin Jugor”, ai e bënë punën e analistit-konsultantit. Është bashkëpunëtor edhe në projektin “Rrjeti rajonal i organizimit të shoqërisë civile për pajtim në ish Jugosllavi: përkrahja për themelimin e KOMRA-s/Libër Kujtimi i Kosovës”. Predragu ka diplomuar në drejtësi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Beogradit dhe ka përfunduar disa kurse joformale edukative në temën e historisë gojore, në atë të së drejtës ndërkombëtare humanitare, në dokumentimin dhe në menaxhimin me bazën e të dhënave.

Jelena Jovanoviq

jelena jovanovicJelena Jovanoviq është hulumtuese dhe analiste e projektit të dokumentimit të humbjeve njerëzore në luftërat në ish Jugosllavi. I është bashkuar FDH-së në vitin 2010, si arkiviste në digjitalizimin e lëndës arkivore dhe transferin e arkivit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë. Jelena ka diplomuar dhe e ka përfunduar masterin në Departamentin e Historisë të Fakultetit Filozofik në Beograd dhe e ka përfunduar programin e masterit njëvjeçar në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest.




Millan Gaçanoviq

milan gacanovicMillan Gaçanoviq në FDH është i angazhuar në përkrahjen informative dhe statistikore si dhe në punët që lidhen me analizën dhe përpunimin e të dhënave në Bazën e të dhënave të FDH-së. Për nga përgatitja, është sociolog, i diplomuar në Fakultetin Filozofik të Universitetit në Beograd. Millani është në FDH që nga themelimi i organizatës në vitin 1992.









Vlladimir Milanoviq

vladimir milanovicVlladimir Milanoviq e koordinon projektin Transferi i Arkivit dhe i Bibliotekës së Hagës në FDH. Më përpara ka punuar në Arkivin e Jugosllavisë, kurse i është bashkuar FDH-së në projektin „Krijimi i koleksionit të transkripteve nga gjykimet e GJNPJ-së në gjuhët B/K/S“. Ka diplomuar në histori në Fakultetin Filozofik në Beograd, e ka dhënë provimin profesional nga arkivistika dhe e ka fituar licencën e Bibliotekës Popullore për krijimin e shënimeve bibliografike në sistemet COBISS.SR. Vlladimiri e ka përfunduar programin joformal në Universitetin e Harvardit mbi politikat humanitare dhe hulumtimin e konflikteve.



Mia Deretiq

mia dereticMia Deretiq është shefe e kontabilitetit të FDH-së. Punë të kontabilitetit ka kryer më përpara në disa kompani të huaja dhe ndërkombëtare si dhe gjatë shtatë viteve në agjencionin e saj vetjak të kontabilitetit. Në kompaninë franceze Pernod Ricard Srbija e ka kryer punën e kontrolluesit në shërbimin financiar. Është anëtare e Këshillit të Auditorëve dhe të Kontabilistëve të Serbisë, kurse ka vijuar një varg trajnimesh mbi kontabilitetin dhe menaxhimin financiar.






Biljana Vaskoviq

biljana vaskovicBiljana Vaskoviq është menaxhere financiare e FDH-së, e mandatuar për menaxhimin financiar në projektin rajonal të Nismës për Themelimin e KOMRA-s, për afarizmin e arkës dhe raportimin financiar të donatorëve. Si vullnetare ka marrë pjesë në fushatën „KOMRA – Jepe nënshkrimin!“ të vitit 2011. Para angazhimit në FDH ka punuar në vlerësimin financiar dhe në përcjelljen tekniko-financiare të projekteve të miratuara në fushat e sektorit të të rinjve të Ministrisë së Rinisë dhe të Sportit. Biljana ka diplomuar në marrëdhëniet ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit.


Share