Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale – Buletin
Esetë e përzgjedhura të studentëve të Shkollës se tretë Regjionalë për Drejtësi Tranzicionale janë të përfshira në numrin e tretë të Përmbledhjes. Esetë e lartë përmendura të studentëve në këtë numër përpunojnë temat në lidhje me procesin e drejtësisë tranzicionale në vendet post-jugosllave – gjykimet e krimeve të luftës, drejtat e viktimave në reparacion dhe pajtimin.
Gjykimeve për krime të luftës dhe drejtësisë penale janë përkushtuar dy vepra. Adisa Físiq në esenë e saj trajton problemin e imunitetit të Kombeve të Bashkuara në ruajtjen e të drejtave të njeriut, nëpërmjet analizës së rastit të Srebrenicës, ndërsa Nasir Muftiq në esenë e tij prezanton një analizë të gjykimit të Veselin Batkovic para Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës për krimet e kryera në lagjen e Sarajevës, Grbavica gjatë luftës në vitin 1992-1995. Mirza Habib diskutoi në lidhje me temën e marrëdhënieve në dhe pas konfliktit në mes të qyteteve të Dubrovnikut dhe Trebinjës. Eseja e Miodrag Pantoviqit fokusohet në çështjen e reparacioneve në Serbi, nëpërmjet analizës së rasteve të padive për dëmet e boshnjakëve të burgosur në Serbi, në kampet Slivovica dhe Fusha e Mitrit. Roli i të rinjve në procesin e ballafaqimit me të kaluarën në Serbi dhe kontributin e tyre në procesin e pajtimit në rajon, e përpunoi Djordje Bojoviq.
Shkolla Rajonale për Drejtësi Tranzicionale është një program arsimi joformal dhjetëditore në lidhje me instrumentet e ballafaqimit me të kaluarën dhe strategjive të drejtësisë tranzicionale. Në kuadër shkollës, studentet i përpunuan mekanizmat jashtë – gjyqësor për vërtetimin e fakteve mbi krimet nga e kaluara, gjykimet para Tribunalit të Hagës, e drejta e viktimave të shkeljeve të të drejtave të njeriut për reparacionet, reformat institucionale dhe kontributi i arkivave, media dhe arti në vërtetimin e së vërtetës dhe përgjegjësisë, kulturën dhe konfliktin e kujtimeve si dhe procesin e pajtimit në shoqëritë post-konflikteve.
Këtu mund ta shihni, Përmbledhje e eseve të Shkollës së tretë Regjionalë për Drejtësi Tranzicionale.