Filmi „Thellësia dy“ në Festivalin e 66-të të Filmit në Berlin
Në Festivalin e 66-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, i cili mbahet prej datës 11 deri më 21 shkurt, do të shfaqet filmi eksperimental dokumentar, me buxhet të ulët ” Thellësia dy”(Dubina dva) në regji të Ognjen Glavoniqit. Berlinalja është një nga festivalet filmike më të mëdhenj dhe prestigjioz, kurse premiera botërore do të mbahet në kuadër të seleksionimit „Berlinale Forum“, në të cilën kryesisht shfaqen punimet avangarde, eksperimentale, video-esetë, reportazhet politike si dhe pjesë dhe shprehje filmike ende të pahulumtuara.
„Thellësia dy“ është film dokumentar me elemente të trilerit, me forma eksperimentale: sintezë e dëshmive dhe e xhirimeve të vendeve, në të cilat kanë ndodhur krimet para 17 vitesh.
Në vitin 2001 është ndriçuar ekzistimi i varrezës masive në periferinë beogradase, Batajnicë. Varrezat kanë pasur mbi 700 trupa të njerëzve, të cilat gjatë bombardimeve të Serbisë nga NATO-ja në vitin 1999 janë zhvarrosur nga varrezat masive primare në Kosovë dhe janë transportuar me kamionë-frigoriferë në lokacione të fshehta në Serbi. Sot, 15 vite më vonë, me gjithë faktin se varreza më e madhe masive është gjendur jo larg nga vet qendra e Beogradit dhe megjithëse në mesin e trupave janë gjetur edhe shtatëdhjetë e pesë fëmijë – në vendin e varrezës masive nuk ka kurrfarë shënimi dhe as farë monumenti, kurse madje gati edhe deri më sot pothuajse askush në Serbi nuk din për këtë rast si dhe as historinë pas që qëndron pas tij. Ajo edhe më tutje është fshehtësi publike.
Në përpjekjen për të zbuluar, për të ndriçuar dhe që t’i jep zë këtyre rrëfimeve, edhe më tutje të varrosura në heshtje, „Thellësia dy“, me një stil meditativ dhe hipnotizues, iu drejtohet drejtpërsëdrejti përjetimeve, imagjinatës dhe ndjenjave të shikuesit.
Filmi është prodhuar nga produksioni Non-Aligned Films dhe Fondi për të Drejtën Humanitare. Producentë janë Dragana Jovoviq dhe Sandra Orloviq, xhiruese Tatjana Krstevski, montazhere Jelena Maksimoviq, kurse dizajnin e zërit e ka bërë Jakov Munizhaba. Filmi paraprak dokumentar i Glavoniqit, ”Festivali i njëmendët i gjallë pank” (Živan pravi pank festival), është shfaqur në më shumë se 40 festivale të filmit të vendit dhe të huaja, siç janë Roterdam, Cinema du Reel, CPH:DOX, IndieLisboa…