Mosndëshkimi për varrezat masive, mosinteresimi për familjet e personave të zhdukur

Mosndëshkimi për varrezat masive, mosinteresimi për familjet e personave të zhdukur

Logo FHPMe rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur

Në ditën e diel, në datën 30 gusht shënohet Dita ndërkombëtare e personave të zhdukur, e cila e ka për detyrë për të ngritur vetëdijen për fatin e personave përdhunshëm të zhdukur. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) përkujton se sipas gjetjeve të Komitetit të Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet e Përdhunshme (Komiteti) të vitit 2015, Serbia ka dështuar në kërkimin dhe në ndëshkimin e njerëzve përgjegjës për varrezat masive me trupat e shqiptarëve të Kosovës në Serbi, duke përfshirë këtu edhe persona të rangut të lartë si dhe në sigurimin  reparacioneve për familjet e viktimave.

Sipas gjetjeve të Komitetit, i cili ka e shqyrtuar zbatimin e Konventës Ndërkombëtare mbi mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukjet e përdhunshme  (Konventa mbi zhdukjet e përdhunshme) në Serbi, institucionet e Serbisë duhet të sigurojnë që të gjitha rastet e zhdukjeve të përdhunshme të jenë plotësisht dhe në mënyrë të paanshme të hulumtuara pa zvarritje, kurse të gjithë personat përgjegjës – duke e përfshirë edhe kuadrin komandues dhe liderët civil  – të jenë të dënuar në pajtim me peshën e krimit të kryer. Në këtë kuptim, Komiteti i ka bërë thirrje Serbisë për t’ia siguruar resurset adekuate Prokurorisë për Krimet e Luftës si dhe që të hapë arkivat policore dhe ushtarake. Komiteti posaçërisht ka theksuar nevojën që të sillen para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës për transportin e trupave të shqiptarëve të Kosovës në lokacione të fshehta në Serbi.

Komiteti po ashtu e ka theksuar obligimin e Serbisë për të mbrojtur të drejtat e familjeve të personave të zhdukur si dhe e ka rekomanduar zbatimin e sistemit gjithëpërfshirës dhe sensitiv në rrafshin gjinor lidhur me reparacionet si dhe qasjen ndaj rehabilitimit mjekësor dhe psikologjik për të gjithë ata të cilët kanë përjetuar dëmtime si pasojë e drejtpërdrejtë e zhdukjes së përdhunshme. Në mesin e masave, të cilat Serbia duhet të ndërmarrë, është edhe përfshirja e mbrojtjes së të drejtave të familjeve të viktimave të zhdukura në Projektligjin ekzistues mbi të drejtat e luftëtarëve, të invalidëve të luftës, të invalidëve civil dhe të anëtarëve të familjeve të tyre.

FDH me rastin e shqyrtimit të zbatimit të Konventës mbi zhdukjet e përdhunshme nga ana e Komitetit, në muajin janar të vitit 2015 ia ka dërguar raportin Komitetit mbi gjendjen në Serbi në këtë fushë, në të cilin ka vënë në spikamë mosndëshkimin për fshehjen e trupave të shqiptarëve të Kosovës në varrezat masive në Serbi, por edhe për kuadrin ligjor  joadekuat , që ka të bëjë me pozitën juridike të personave të zhdukur dhe të familjeve të tyre në Serbi. Me fjalë të tjera, Ligji mbi të Drejtat e invalidëve civil të luftës nuk i trajton familjet e personave të zhdukur si viktima, kurse të drejtat sipas këtij ligji i ka kushtëzuar me shpalljen e personit të zhdukur si të vdekur, që përbënë traumë shtesë për familjen. Ministria për punë, punësim, çështje të luftëtarëve dhe ato sociale (Ministria e Punës) në muajin dhjetor të vitit 2014, pa i pas konsultuar shoqatat e viktimave, e ka propozuar Projektligjin nga fusha e mbrojtjes për viktimat civile të luftës, me të cilin nuk ka bëtë asgjë për shmangien e mungesave nga Ligji ekzistues, të cilat kanë të bëjnë me pozitën e personave të zhdukur. Po ashtu, FDH ka vënë në spikamë edhe mungesën e mbrojtjes gjyqësore adekuate dhe efikase të së drejtës për kompensim të dëmit për familjet e personave përdhunshëm të zhdukur. Si një problem të veçantë, FDH në raport e ka vënë në pah mungesën e hetimeve mbi rastet e fshehjes së trupave të shqiptarëve të Kosovës në varrezat masive në Serbi, që përbënë shkelje të së drejtës së viktimave në të vërtetën në lidhje me zhdukjet e përdhunshme të më të afërmve të tyre, në respektimin e së cilës Serbia është obliguar me ratifikimin e Konventës mbi Mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukjet e përdhunshme (Konventa). Raporti në të njëjtën kohë analizon rastin e zhdukjes së vëllezërve Qatoviq nga Sjeverini, të cilët as sot e kësaj dite nuk janë gjetur, kurse kësaj familjeje organet e Republikës së Serbisë në mënyrë të vazhdueshme ia mohojnë të drejtat e garantuara me Konventë.

Kryetari i Komisionit për personat e zhdukur i Qeverisë së Serbisë, Veljko Odaloviq në një diskutikm me gojë  para Komitetit ka deklaruar se Serbia në nivel vjetor ndan rreth 13 milion euro mbështetje financiare për familjet e personave të zhdukur. FDH dyshon në vërtetësinë e  shumës së cekur, krahas mungesave të ligjit ekzistues, i cili familjeve të personave të zhdukur ua pamundëson ose dukshëm ua vështirëson realizimin e të drejtave sipas këtij ligji. Ndaj kërkesës për informim të një rëndësie publike të FDH-së që t’i dorëzohen të dhënat e sakta mbi atë se ku shpenzohet shuma e paraqitur, Odaloviqi është përgjigjur se me atë rast “ka sjellë të dhënën mbi shumën e presupozuar, të cilën familjet e personave të zhdukur e realizojnë në Republikën e Serbisë në nivel vjetor” [kursivi i FDH-së], të cilën e ka marrë nga Ministria e Punës. Në të njëjtën kërkesë të drejtuar Ministrisë së Punës, FDH ka marrë përgjigje se është fjala për „shumë të presupozuar “, të nxjerrë nga shumëzimi i numrit të personave të zhdukur të evidentuar në Ministri me numrin e presupozuar prej 2,5 anëtarëve të ekonomive familjare dhe shuma e kompensimit mujor.

FDH në muajin prill të vitit 2015 e ka prezantuar Modelin e Ligjit  mbi të drejtat e viktimave civile të luftës si bazë nismëtare për përparimin e pozitës së viktimave në Serbi, duke e përfshirë edhe pozitën e familjeve të personave të zhdukur, e i cili e ka për qëllim për të korrigjuar mungesat e ligjit ekzistues në këtë fushë.

Sipas të dhënave të KNKK, ende bëhen kërkime për mbi 10,000 persona, të cilët janë zhdukur gjatë dhe në lidhje me konfliktin e armatosur në territorin e ish Jugosllavisë.

Share