Rezoluta mbi rastin e vëllezërve Bytyqi
Në datën 21 maj të vitit 2015, anëtarët e Këshillit për punë të jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ia kanë paraqitur Dhomës së Përfaqësuesve Rezolutën për rëndësinë e vërtetimit të përgjegjësisë për vrasjen e shtetasve amerikanë Mehmet (21), Agron (23) dhe Yll (25) Bytyqi në vitin 1999 në Serbi. Sponsorët e rezolutës e kanë theksuar se konstatimi i drejtësisë në rastin Bytyqi është thelbësor për përparimin e marrëdhënieve midis SHBA-ve dhe Serbisë.
Rezoluta e vë në spikamë se për vrasjen e vëllezëve Bytyqi deri më sot nuk është proceduar askush dhe se as nuk ka një aktakuzë të ngritur dhe rekomandon që individët përgjegjës për këtë vrasje sa më parë të sillen para drejtësisë. Hetimi dhe procedimi i zyrtarëve të tashëm, për të cilët ekziston dyshimi se në çfarëdo mënyre kanë qenë të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi, për institucionet e Republikës së Serbisë – duke e përfshirë këtu edhe Prokurorinë për krimet e luftës – duhet të përbëjë prioritet. Përparimi në lidhje me këtë rast duhet të jetë faktor, i cili do të ndikojë në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis SHBA-ve dhe Serbisë.
Duke e prezantuar rezolutën, një nga sponsorizuesit e saj, kongresisti Lee Zeldin ka thënë se „Qeveria e Serbisë duhet ta vërtetojë përgjegjësinë penale për vrasjen mizore të vëllezërve Bytyqi“, si dhe që, së këndejmi, „ duhet të inkurajojë të gjithë aktorët relevantë në Serbi që drejtësia për këto vepra brutale të urrejtjes dhe të dhunës të jetë prioritet“. Duke folur në emër të familjes Bytyqi, vëllai i të vrarëve, Fatos Bytyqi e ka theksuar frustrimin shumëvjeçar për faktin që establishmenti në Serbi i mbron individët e pozicionuar në nivele të larta, të cilët janë të dyshuar për vrasjen e vëllezërve të tij, siç është Goran Radosavljeviqi Gurija.
Rezoluta është prezantuar në prag të vizitës së parë zyrtare të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit në Uashington, e cila është caktuar për në fillimin të muajit qershor. Familja Bytyqi shpreson se kjo do të jetë një rast i mirë që kryeministri i Serbisë të përgjigjet në pyetjet në lidhje me inercionin e institucioneve dhe lidhjet e tij të afërta me Goran Radosavljeviqin Gurijen.