Ndërroi jetë avokati Dragolub Todoroviq

Ndërroi jetë avokati Dragolub Todoroviq

dragoljub_postFondi për të Drejtën Humanitare (FDH) me keqardhje informon publikun se me 14 maj 2015 në Beograd ndërroi jetë bashkëpunëtori dhe miku shumëvjeçar, avokati Dragoljub Todoroviq.

Që nga fillimi i gjykimeve për krime të luftës në Serbi, Dragolubi në emër të FDH-s i përfaqësonte viktimat dhe familjet e viktimave. Me përpjekje të vazhdueshme për të mbrojtur të drejtat e viktimave, ndihmoi për të vendosur të vërtetën në gjykatë për rrëmbimin në Shtërpce, ekzekutimi mizor i familjes Bogujevci në Podujevë, krimet në Ovçarë, Zvornik, Trnovë … Dragolubi gjatë vitit 1999 dhe 2000 se bashku me një ekip të avokatëve të FDH-s i ka mbrojtur shqiptarët e burgosur paligjshëm nga Kosova në lendet e motivuara politikisht.

Përveç librave të shumta dhe teksteve autoriale, Dragolubi ishte autor i shume analizave të gjykimeve për krime lufte të cilat ndihmuan për tu thyer muri i heshtjes në lidhje me krimet, kryesit e tyre dhe viktimat.

Përveç të qenit një avokat i shkëlqyer, do të mbahet në mend edhe si një luftëtar këmbëngulës e pa kompromis për të drejtat e njeriut dhe të vërtetën e përgjegjësisë për krimet e luftës të kryera në konfliktet në ish Jugosllavi.

Për shkak të karakteristikes së tij të shquar që njohuritë e gjëra t’i ndan më të tjerët, FDH veçanërisht i është mirënjohës për mundësinë që mësoi shumë nga ai dhe nga njohuritë e tij të përfitojnë edhe brezat e avokatëve dhe studiuesve tjerë.

Iu përshëndesim përzemërsisht

Share