Shkolla e tretë Rajonale e drejtësisë tranzicionale: Mësimi drejt kujtimit

Shkolla e tretë Rajonale e drejtësisë tranzicionale: Mësimi drejt kujtimit

post_otvaranje_skole_2014Në bibliotekën e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) sot u hap Shkolla e tretë Rajonale për drejtësi tranzicionale. Programi edukativ dhjetë ditor mbi mekanizmat për ballafaqimin me të kaluarën në të cilin marrin pjesë 25 studentë, profesionistë të rinj, akademikë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia. Shkollën e organizon FDH, Shoqata Juristi në Sarajevë, dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë.

Që në fillim, gjykimet për krime të luftës kanë dhënë mesazhin e parë simbolik për viktima që drejtësia është mundshme, iu tha studentëve drejtoresha ekzekutive e FDH Sandra Orlovic. Në anën tjetër, edukimi mbi të kaluarën dhe mësimi i fakteve gjyqësore të verifikuara janë të rëndësishme, njohja e tyre krijon rezistencë ndaj miteve të cilat edhe ishin shkas i luftës dhe krimeve të luftës. Gjithashtu këto informacione iu ndihmojnë gjeneratave të reja të kuptojnë më mirë shoqërinë në të cilën ata jetojnë. Përveç kësaj, duke mësuar për të kaluarën, ne tregojmë nderin dhe njohjen e viktimave, bëhemi bartësit e kujtimeve dhe vuajtjeve të viktimave dhe mbajmë përgjegjësi për të përhapur kujtimin në komunitetin e tyre.

Almin Škrijelj, drejtor i Shoqatës Jurist nga Sarajeva theksoi se është e rëndësishme të mësohet për të kaluarën sepse ajo ndikon në të tashmen dhe shoqërinë në të cilën jetojmë. Njohja e së kaluarës na ndihmon për të parë dobësitë dhe tensionet brenda shoqërisë, të cilat mund të rrezikojnë paqen, nga e cila për fat të keq kemi qenë të privuar në fillim të luftës së fundit.

Studentëve iu është drejtuar dhe Fatos Bytyqi, vëllai i Agronit, Yllit dhe Mehmet Bytyqit, të cilët janë vrarë nga pjesëtaret të MUP-it të Serbisë në korrik të vitit 1999 në objektin policor në fshatin Petrasellë. Që 15 vite Fatosi kërkon nga institucionet e Republikës së Serbisë të gjejnë dhe procedojnë urdhëruesit dhe autorët të këtij krimi. Ai thekson se përfaqësuesit e institucioneve çdo herë e dëgjojnë dhe pastaj mbesin të habitur për shkak të mungesës së drejtësisë apo dhe i justifikojnë autorët, por asnjëherë nuk ndërmarrin hapa konkretë në për zgjidhjen e këtij rasti. Fatosi ende beson në drejtësi dhe thekson se për të është e rëndësishme që drejtësia të jetë në përputhje me ligjet e shtetit i cili është përgjegjës për këtë krim.

Share