Drejt Strategjisë në procedimin e krimeve të luftës në Serbi- sesioni mbi mundësinë e zbatimit të përgjegjësisë komanduese dhe krimeve kundër njerëzimit për krime të kryera në vitet e 90-ta
Të hënën në 17 nëntor 2014, në Bibliotekën e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) është mbajtur sesioni i katërt konsultativ në lidhje me zhvillimin e Propozimit Strategjik për procedimin e krimeve të luftës në Serbi. Takimi u është përkushtuar mundësisë së zbatimit të përgjegjësisë komanduese dhe krimeve kundër njerëzimit për krimet e kryera në vitet e 90-ta.
Në takim morën pjesë gjyqtarët e rasteve të krimeve të luftës si dhe përfaqësuesit e Prokurorisë së Krimeve të Luftës të Republikës së Serbisë (PKL), Zyrës së Prokurorit të Qarkut në Osijek, Akademisë Gjyqësore, avokatët që kanë të bëjnë me rastet e krimeve të luftës, Misionit të OSBE-së në Serbi, ekspertë ligjorë dhe përfaqësuesit e viktima të krimeve të luftës.
Pjesëmarrësit diskutuan modalitetet ligjore dhe kushtet e zbatimit të doktrinës së përgjegjësisë komanduese dhe krimeve kundër njerëzimit në rastet e krimeve të luftës në Serbi.
Rekomandimet e pjesëmarrësve do të inkorporohen në Propozimin Strategjik në lidhje me procedimin e krimeve të luftës në Serbi në periudhën prej 2015 deri në vitin 2025, cilat do të dorëzohen Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Serbisë deri në fund të vitit 2014.