Drejt Strategjisë në procedimin e krimeve të luftës në Serbi- sesioni mbrojtja e dëshmitarëve dhe viktimave të krimeve të luftës

Drejt Strategjisë në procedimin e krimeve të luftës në Serbi- sesioni mbrojtja e dëshmitarëve dhe viktimave të krimeve të luftës

zastita_svedokaTë enjten me 6 nëntor 2014, në Bibliotekën e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) është mbajtur sesioni i tretë konsultativ në lidhje me Propozim Strategjik për procedimin e krimeve të luftës në Serbi. Takimi u është përkushtuar mbrojtjes së dëshmitarëve dhe viktimave të krimeve të luftës.

Në takim morën pjesë gjyqtarë në rastet e krimeve të luftës, si dhe përfaqësues të Prokurorisë për Krime të Luftës të Republikës së Serbisë (PKL), delegacionit të BE-së në Serbi, Misioni i OSBE-së në Serbi, ish pjesëtari i njësitit mbrojtës të misionit të EULEX-it, ekspertë ligjorë dhe përfaqësuesit e viktimave të krimeve të luftës.

Pjesëmarrësit diskutuan mbi praktikën aktuale dhe rreth mundësive për të përmirësuar sistemin e mbrojtjes së viktimave dhe dëshmitarëve para, gjatë dhe pas dëshmisë në rastet e krimeve të luftës si dhe rreth problemeve në zbatimin e programit të mbrojtjes së dëshmitarëve në Serbi.

Rekomandimet e pjesëmarrësve do të inkorporohen në Propozimin Strategjik në lidhje me procedimin e krimeve të luftës në Serbi në periudhën prej 2015 deri në vitin 2025, cilat do të dorëzohen Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Serbisë deri në fund të vitit 2014.

Share