Departamenti për krime të luftës në Beograd bllokon gjykimin për krimet e kryera në fshatin Tërrnje

Departamenti për krime të luftës në Beograd bllokon gjykimin për krimet e kryera në fshatin Tërrnje

fdh_kosovo_logoFamiljet e viktimave të fshatit Tërrnje, komuna e Suharekës, e kanë informuar gjyqtaren Mirjana Iliq, kryetare e Departamentit për krime të luftës në Beograd, njëherazi kryetare e Trupit gjykues në lëndën kundër oficerëve Rajko Kozlina dhe Pavle Gavrilloviqit, për vrasjen e 27 grave, fëmijëve dhe pleqve në datën 25 mars të vitit 1999, se nuk do të marrin më pjesë në procedurën e mëtejme për shkak të vendimit mbi përjashtimin e përfaqësuesve të të dëmtuarve, avokatëve nga Kosova, me arsyetimin se nuk kanë qenë të regjistruar në Odën e Avokatëve të Serbisë.

FDH Kosovë konsideron se gjyqtarja Mirjana Iliq nuk i respekton standardet e arritura në përfaqësimin e të dëmtuarve nga Kosova në lëndët e krimeve të luftës dhe reparacionet para gjykatave në Serbi, në të cilat të dëmtuarit, pa kurrfarë problemesh, i përfaqësojnë avokatët nga Kosova, dhe se vendimi nuk është i bazuar në arsye juridike.

FDH Kosovë i bënë ftesë gjyqtares Iliq që ta anulojë vendimin e saj dhe që të mundësojë që gjykimi për kryerësit e krimeve të rënda të fillojë me anë të pjesëmarrjes së dëshmitarëve të krimit dhe të anëtarëve të familjeve të viktimave.

Në emër të familjeve

FDH Kosovë
Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv

Share