Është mbajtur tryeza e rrumbullakët mbi rolin në procesin e përcaktimin të llogaridhënies dhe pajtimit
Të premten, me 28 mars të vitit 2014 në Bibliotekën e fakultetit Juridik të Universitetit Union në Beograd është mbajtur Tryezë e Rrumbullakët në temën Edukimi për pajtimin: Roli i edukimit në procesin e ballafaqimit me të kaluarën si mekanizëm për pajtim dhe prezantimi i buletinit të eseve nga studentët e Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Fakultetiti Juridik Universiteti Union dhe Qendra për avancimin e studimeve juridike.
Tryezën e rrumbullaket e hapi prof. Zllatko Stefanoviq, dekan i fakultetit juridik, Marijana Toma koordinatore e programit të edukimit nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Në tryezë morën pjesë profesorë të fakultetit Juridik Universitetit Union dhe universitetit të Beogradit, bashkëpunëtorë të institutit kërkimor, ish-nxënësit e Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale dhe studentët e Universitetit të Beogradit dhe universitetit Union.
Gjatë debati janë hapur disa çështje të rëndësishme –është vënë në pah nevoja për të prezantuar programe të tilla në kuadrin e institucioneve akademike, por edhe kontributi i programeve joformale të këtij lloji, në institucionet e edukimit formal. Është diskutuar për përgjegjësitë e institucioneve akademike për të promovuar këto tema në mesin e studentëve, si dhe për interesimin e brezit të ri në lidhje me këto programe. Janë analizuar problemet dhe pengesat për zbatimin e programeve të tilla por gjithashtu është theksuar nevoja që institucionet e edukimit formal të bashkëpunojnë me programet të edukimit joformal. Ata gjithashtu diskutuan mbi modelin e bashkëpunimit të tyre të mundshëm.
Në tryezën e rrumbullakët u prezantua publikimi “Buletini i eseve të studentëve të Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale” për të cilin folën studentë të gjeneratës së parë të Shkollës Rajonale, Miroslav Kavezhdi dhe Danijela Rankoviq. Në esetë të tyre të publikuara, studentët kanë analizuar mënyrat e përkujtimit në Bosnje dhe Hercegovinë, çështjen e reparacionit, gjykimet për krime të luftës pranë ICTY dhe gjykatave të Kosovës, analiza e përmbajtjes së teksteve të historisë në BeH dhe Serbi si dhe roli i mediave në procesin e drejtësisë tranzicionale.
Këtu mund të gjeni “Buletinin e eseve të studentëve të Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale”
Një nga qëllimet e Shkollës Rajonale, të cilën dy vjet me radhë e organizon Fondi për të Drejtën Humanitare, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe Shoqata “Juristi” nga Sarajeva në kuadër të së cilës është organizuar kjo tryezë e rrumbullakët, është edhe avokimi për futjen e programit të drejtësisë tranzicionale, bazuar në faktet mbi krimet e luftës, në kuadër të institucioneve të edukimit formal.
Këtu mund të gjeni: filmin për Shkollën Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale.