Suspendohet pjesëtari i xhandarmerisë i akuzuar për krime lufte
Komandanti i xhandarmërisë, Milenko Bozoviq e suspendoi Vlladan Krstoviqin, pjesëtarin aktiv të xhandarmërisë ndaj të cilit Prokuroria për Krime Lufte ka ngritur aktakuzë në rastin e Lubeniqit, pas kërkesës së Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH). FDH theksoi se Ushtria Serbe dhe Ministria e Mbrojtjes nuk pranuan t’i tërheqin nga shërbimi aktiv oficerin dhe nënoficerin e Ushtrisë Serbe (US), Pavlo Gavriloviqin dhe Rajko Kozllina, të cilët gjykohen për krime kundër civilëve në fshatin Tërnje në mars të vitit 1999.
FDH, në dhjetor të vitit 2013, i dërgoi një kërkesë Xhandarmerisë, që të shkarkoj nga detyra Vlladan Krstoviqin i cili në aktakuzën e PKL akuzohet që së bashku me pjesëtarë të tjerë të njësitit 177 ushtarako- territorial (177 DUT) në fshatin Lubeniq (Pejë) me datën 1 prill të vitit 1999 ka kryer vrasjen e të paktën 46 civilëve shqiptarë. Në aktakuzë të PKL, Krstoviq akuzohet edhe për zhvendosjen e dhunshme të grave, fëmijëve dhe të moshuarve për Shqipëri, djegien e shtëpive familjare dhe frikësimit të civilëve. Kërkesa është dorëzuar në pajtim me nenin 165, paragrafi 3 të Ligjit të Policisë i cili parashikon se “punonjësi i Ministrisë mund të pezullohet nga puna me propozim të arsyetuar të udhëheqësit, kur ndaj tij/saj është aprovuar aktgjykimi i formës së prerë për kryerjen e hetimit të veprës penale për të cilat ndiqet sipas detyrës zyrtare apo është nxitur procedura disiplinore për shkelje të rënda të detyrës zyrtare dhe nëse prania e tij në vendin e punës do të dëmtonte interesat e shërbimit . ”
Në përgjigje të datës 21 mars të vitit 2014 FDH u informua se komandanti i Xhandarmërisë Krstoviq suspendohet deri në përfundim të procedurës penale.
FDH thekson se kërkesa identike i është dorëzuar dhe Gjeneral të shtabit të përgjithshëm Dikoviqit në lidhje me oficerin dhe nënoficerin e US të akuzuar që si pjesëtarë të Brigadës së motorizuar 549 të ushtrisë jugosllave morën pjesë në vrasjen e të paktën 27 civilëve shqiptarë. FDH nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje, por ministri i Mbrojtjes Nebojsha Rodiq në deklaratën e tij për gazetën e përditshme “Danas”, ka komentuar kërkesën e FDH duke thënë se “Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Sigurimit të Forcave të Armatosura të Serbisë do të veprojnë vetëm sipas kërkesës së Prokurorit dhe Gjykatës , dhe [ do të ] përgjigjet në të gjitha kërkesat e tyre për të përcaktuar nëse është kryer vepra penale e krimit të luftës”. Ministri nuk e ka shpjeguar vendimin për mos përdorimin e mundësinë ligjore për shkarkim të të akuzuarve për krime të rënda, për shkak të dëmtimit të reputacionit të ushtrisë .
FDH kujton se në mesin e më shumë se 160 persona të akuzuar për krime lufte, 10 për qind të tyre ishin pjesëtar aktivë të ushtrisë dhe policisë në kohën e aktakuzës. FDH fton organet shtetërore për t’i vërtetuar biografitë dhe të përcaktohet denjësia për kryerjen e shërbimit civil të të gjithë pjesëtarëve të policisë dhe ushtrisë të cilët ishin të përfshirë në operacione në të cilat krimet ishin kryer kundër civilëve .