Në Prishtinë është mbajtur tryeza e rrumbullakët dhe prezantimi i buletinit të eseve nga studentët e Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale.

Në Prishtinë është mbajtur tryeza e rrumbullakët dhe prezantimi i buletinit të eseve nga studentët e Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale.

zbornik2Të hënën me 24 mars të vitit 2014 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë është mbajtur Tryezë e Rrumbullakët në temën Edukimi për pajtimin: Roli i edukimit në procesin e ballafaqimit me të kaluarën si mekanizëm për pajtim dhe prezantimi i buletinit të eseve nga studentët e Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare dhe  Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë. Tryezën e Rrumbullakët e hapi Adriatik Kelmendi, gazetar dhe profesor i Universitetit AAB në Prishtinë, dhe Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë .

Gjatë debati janë  hapur disa çështje të rëndësishme – nga nevojat e institucioneve akademike për të futur programe të tilla në kuadrin e tyre, dhe marrëdhëniet e programeve formale dhe joformale të këtij lloji deri tek çështja e materialeve edukative cilat duhen të përdoren dhe të përfshihen në programe të tilla. Përveç kësaj, pjesëmarrësit theksuan në veçanti rolin e gjeneratave të reja në procesin e ballafaqimit me të kaluarën dhe nevojën për edukim në fushën e drejtësisë tranzicionale në kuadër të programeve të arsimimit formal .

Në tryezën e rrumbullakët u prezantua publikimi “Buletini i eseve studentëve të Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale” për të cilin folën studentë të  Shkollës  Rajonale, Genc Nimoni dhe Florent Spahija. Në esetë të tyre të publikuara, studentët kanë analizuar çështjet në lidhje me procesin e ballafaqimit dhe drejtësinë tranzicionale- analizën e mënyrave të përkujtimit në Bosnje dhe Hercegovinë, nëpërmjet analizës së krimeve të luftës pranë  ICTY dhe gjykatave në Kosovës deri tek  analiza e përmbajtjes së teksteve të historisë në BeH dhe Serbi .

Këtu mund të shihni “Buletinin e studentëve të Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale . ”

Një nga qëllimet e Shkollës Rajonale, të cilën dy vjet me radhë e organizon Fondi për të Drejtën  Humanitare, Fondi  për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe Shoqata “Juristi” nga Sarajeva në kuadër të cilës është organizuar kjo tryezë e rrumbullakët në Kosovë, po ashtu është dhe avokimi për futjen e programit të drejtësisë tranzicionale, bazuar në faktet krimet e luftës, në kuadër të institucioneve të arsimit formal .

Këtu mund të shihni  filmin për Shkollën Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale .

Share