Përfundoi shkolla e dytë rajonale e drejtësisë tranzicionale
Nga data 1 deri më 2 shkurt të vitit 2014 është mbajtur seminari përfundimtar i studentëve të Shkollës Rajonale për drejtësinë tranzicionale organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe Shoqatës së Avokatëve nga Sarajeva. Seminari është mbajtur në bibliotekën e FDH-ës.
Gjatë seminarit, studentët prezantuan punimet e tyre finale, nga të cilat dhjetë me të suksesshmet do të botohen në Buletinin me punimet e studentëve. Në punimet e tyre, studentët kanë analizuar çështjet në lidhje me procesin e ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësisë tranzicionale. Ndër të tjera është analizuar çështja e Memorialeve në Bosnjë dhe Hercegovinë, gjykimet për krime lufte pranë TPNJ-së dhe gjykatave vendore si dhe përmbajtja e teksteve shkollore të historisë në Serbi.
Të dielën me 2 shkurt të vitit 2014 Dino Mustafiq regjisor i filmit dhe teatrit nga Sarajeva, i ndau diplomat vijuesve të brezit të dytë të Shkollës Rajonale për drejtësi tranzicionale. Me këtë rast, Dino Mustafiq me studentet ndau përvojën e punës së tij në teatër gjatë rrethimit dhe bombardimit të Sarajevës, ai gjithashtu theksoi rëndësinë e ballafaqimit me të kaluarën në mënyrë profesionale dhe objektive, kjo arrihet nëpërmjet mekanizmave jo-gjyqësore, gjykimeve për krimet e kryera si dhe përmes artit.
Regjistrim e fjalimit të Dino Mustafiq mund të gjeni këtu.