Natasha Kandiqit i ndahet çmimi ndërkombëtar” Hrant Dink”

Të dielën 15 shtator në Stamboll, Natasha Kandiq, themelueses e Fondit për të Drejtën Humanitare dhe koordinatore rajonale e KOMRA-s iu nda çmimi ” Hrant Dink” Ky çmim i jepet individëve, organizatave jofitimprurëse apo grupeve të cilët luftojnë për një botë më të drejtë pa diskriminim, racizëm dhe dhunë, respektivisht atyre të cilët janë të përkushtuar për të arritur këto ideale, rrënojnë stereotipet dhe përdorin gjuhën e paqes në ketë mënyrë frymëzojnë dhe ngjallin shpresën tek të tjerët.
Që nga viti 2009 kur u krijua, ky çmim ndahet çdo 15 shtator, në ditëlindjen e gazetarit Hrant Dink, i cili ishte kryeredaktor i gazetës javore dygjuhësore turko-armene “Agos”. Ai ishte vrarë me datën 19 Janar të vitit 2007 pas kërcënimeve dhe akuzave të shumta si tradhtar nga nacionalistët turqit.


Në fjalimin e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimit, Natasha Kandiq ka thënë se pas më shumë se 20 vjet ende e  mban në mend skenën e luftës në Jugosllavi, kur njerëzit të cilët deri vonë kanë jetuar së bashku janë bërë armiq të njëri-tjetrit, dhe kur diskriminimi është bërë i përditshëm, që me luftën kundër diskriminimit i cili është arma më e tmerrshme kundër dinjitetit njerëzor, duhet të kemi bashkë ndjesinë pa të cilën nuk ka pajtim.

Përveç Natasha Kandiqit, këtë shpërblim e ka fituar edhe organizata Saturday Mothers në të cilën janë tubuar nënat e Kurdëve të zhdukur dhunshëm në Turqi.

Share