Komunikatë e shpikur në emër të Fondit për të Drejtën Humanitare në revistën Pečat

Në revistën Pečat në numrin 276 të 12 korrikut 2013 në rubrikën Agjencia e lajmeve  të  përzgjedhura nga Pavle Çosiq, është botuar një artikull i titulluar “Fondi për të Drejtën Humanitare dënoi aksionin humanitar të  Novak Gjokoviçit”  nga autori Pavle Çosiq. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) thekson se ky tekst është në tërësi i shpikur, dhe se komunikata në të cilën autori thirret, FDH kurrë nuk e ka botuar.


FDH thekson që revista Pečat në asnjë pjesë të rubrikës “Agjencia e lajmeve të përzgjedhura” nga Pavlo Çosiq nuk referon që bëhet fjalë për një informacion fiktiv apo satirë, me të cilin redaktorët e revistës i çorientojnë lexuesit qëllimisht.  Me postimin e informacioneve të shpikura cilat i japin famë të keqe  individëve, revista Pečat i shkeli disa dispozita të Ligjit mbi Informimin Publik.

Share