Kompensim poshtërues ndaj shqiptarëve të Kosovës të cilët u mbijetuan torturave të MPB-së
Gjykata Themelore në Beograd solli aktgjykim më të cilin obligoi Republikën e Serbisë që tre shqiptarëve të Kosovës t’u paguaj kompensim në shumën prej 150.000 dinarëve për përgjegjësinë e torturës dhe akteve çnjerëzore të kryera kundër tyre nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB e Serbisë) gjatë paraburgimit të jashtëligjshëm në vitin 1999 dhe vitin 2000. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) thekson se me kompensime të mjerueshme ndaj viktimave të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut gjykatat në Serbi po i relativizojnë krimet e kryera gjatë viteve të nëntëdhjeta për të cilat janë përgjegjës përfaqësuesit e organeve shtetërore.
FDH në emër të vëllezërve Xheladin dhe Zenel Bylykbashi dhe Jashar Kukajt me datën 4 maj 2010 inicoi procedurën për kompensimin e dëmeve materiale pranë Gjykatës Themelore në Beograd. Gjatë procedurës janë mbajtur katër seanca në të cilat vëllezërit Bylykbash dhe Kukaj i dhanë dëshmitë e tyre. Është kryer ekspertiza mjekësore me të cilën janë gjetur, që si rezultat i torturës dhe keqtrajtimeve në burgjet e Serbisë gjendja shëndetësore e vëllezërve Bylykbashi dhe e Jashar Kukajt është me dëmtime të përhershme.
Gjykata në aktgjykimin e saj konstatoi se pjesëtaret e MPB pabazë kishin arrestuar Xheladin dhe Zenel Bylykbashni dhe Jashar Kukajn në fund të majit në vitin 1999 dhe ishin mbajtur në burg rreth tetë muaj apo një viti. Edhe pse gjykata pranoi besueshmërinë e deklaratave të viktimave të cilët dëshmuan në lidhje me abuzimin e përditshëm si dhe nënshtrimin çnjerëzor që u është bërë nga policët dhe rojet e burgut, në aktgjykim është cekur që gjendja shëndetësorë e vëllezërve Bylykbashi dhe Jashar Kukaj është dëmtuar përhershëm, “si pasojë e qëndrimit në burg”. FDH do të paraqes ankesë kundër këtij aktgjykimi.
Faktet:
Zenel Bylykbashi në mes të majit në vitin 1999, pasi forcat serbe pushtuan shtëpinë e tij në fshatin Tërstenik/ Tërstenik me familjen e tij u strehuan në fshatin e afërm Çikatovë e Re/Novo Čikatovo (komuna e Gllogocit /Glogovac). Atje ata qëndruan deri më 28 maj në vitin 1999 kur në fshat hyri Ushtria Jugosllave dhe MPB, dhe i mblodhi të gjithë meshkujt dhe i transportuan në Gllogoc/Gllogovac. Nga atje, ata janë transportuar për në burgun e Lipjanit/Lipljan . Pas zbritjes nga kamioni, njëri nga policët e kishte goditur shumë rëndë Zenelin në kokë, i cili edhe sot ka shenjë në vendin e goditjes. Në burgun e Lipjanit / Lipljan, ku vazhdimisht është torturuar, Zeneli ishte i mbyllur deri më 9 qershor të vitit 1999, ku me të burgosurit e tjerë ishte transportuar në burgun e Pozharevcit. Aty Zenelin e kanë vendosur në qeli. Në dy ditët e para nuk u ishte dhënë ushqim as ujë. Pas dy muajsh, Zenelin e kanë zhvendosur në pavijon ku ishin rreth 30 të burgosur. Është liruar me 28 janar të vitit 2001, pas tetë muajsh në paraburgim të jashtëligjshëm. Kundër tij kurrë nuk është ngritur ndonjë procedurë penale.
Xheladin Bylykbashi dhe Jashar Kukaj jetonin në fshatin Tërstenik / Trstenik. Në shkurt të vitit 1999 të dytë me familje u larguan nga fshati për shkak të ardhjes së ushtrisë dhe policisë serbe. Janë strehuar në fshatin Shtërbullovë/Štrbulovo. Me 28 maj të vitit 1999, forcat serbe kanë hyrë në fshat. Policët e kishin arrestuar Xheladinin dhe Jasharin dhe tre meshkuj të tjerë nga fshati, dhe pasi i kishin kontrolluar i transportuan në një xhip të policisë për në Gllogoc /Gllogovac. Ata i kishin futur në një lokal, ku i kishin marr në pyetje dhe i rrahur për disa orë. Pas kësaj me një grup prej 30 meshkujsh të arrestuar ishin dërguar me kamion në burgun e Lipjanit / Lipljan. Kushtet në burg ishin tejet të këqija, të burgosurit flinin në dysheme, për të ngrenë u kishin dhënë nga një copë bukë të mykur, dhe çdo herë që shkonin në tualet policët i rrihnin. Për shkak të kushteve johigjienike, pothuajse të gjithë të burgosurit kishin morra ose zgjebe. Xheladini dhe Jashari me datën 9 qershor 1999, me autobus nga Lypjani i ishin dërguar në burgun e Pozharevcit, ku i kishte pritur para autobusit “radha”. Policët i kanë rrahur deri në hyrje të ndërtesës. Kushtet në burgun e Pozharevcit ishin shumë të këqija – për të ngrënë u ishte dhënë pak ushqim, flinin në shtretër pa dyshek, e kushtet higjienike i kanë pasur ndër çdo nivel të njerëzores. Në dispozicion nuk e kanë pasur as përkujdesjen mjekësore.
Jashar Kukaj për herë të parë prej arrestimit ka kontaktuar me familjen e tij pas gjashtë muaj nëpërmjet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK). Është liruar pas 11 muaj qëndrimi në paraburgim të jashtëligjshëm. Jasharin në paraburgim askush nuk e ka marr në pyetje, dhe kundër tij nuk ka pasur ndonjë procedurë penale.
Xheladin Bylykbashi për herë të parë kontaktoi me familje pas tre muajsh. Ai u lirua pas 11 muaj qëndrimi në paraburgim të jashtëligjshëm. kundër tij nuk ka pasur kurrë ndonjë procedurë penale.
Edhe Xheladini sikurse Jashari, si rezultat i abuzimit ka probleme psikike.