Kallëzim penale për vrasjen e dy civilëve shqiptarë me 28 mars 1999 në Krushë të Vogël

Kallëzim penale për vrasjen e dy civilëve shqiptarë  me 28 mars 1999 në Krushë të Vogël

#IzSudnice - Sajt  - 3Fondi  për të Drejtën Humanitare (FDH) me datën  14 Mars 2013 i dorëzoi Prokurorisë për krime lufte të Serbisë kallëzimin penal kudër një personi për krime të luftës kundër popullatës civile të kryera me datën 28. Mars 1999 në fshatin Krushë  e Vogël (komuna e Prizrenit).

Kallëzimi penal është bërë kundër pjesëtarit të MPB-së për shkak të dyshimit të bazuar që me datën 28 mars 1999 në fshatin Krushë të Vogël (komuna Prizren) ka vrarë dy meshkuj civil shqiptarë në prani të shumë dëshmitarëve.

Në periudhë prej 25-28 mars  në komunat e Rahovecit dhe Prizrenit pjesëtarët e UJ-së (Brigada e motorizuar 549) dhe pjesëtarët e MPB-së (njësitet speciale 4, 5, dhe 37 të policisë) kanë ndërmarrë aksionin me që rast janë vrarë 660 civilë shqiptarë prej të cilëve 318 ende konsiderohen të zhdukur. Shkalla e Parë e Gjykatës së Tribunalit të Hagës i ka dënuar zyrtarët më të lartë të ushtrisë dhe policisë së atëhershme të Federatës së Republikës së Jugosllavisë (rasti Shainoviq dhe të tjerët) për më shumë vrasje masive të cilat pjesëtarët e forcave serbe  i kanë kryer në komunën e Rahovecit dhe atë të Prizrenit gjatë periudhës së cekur.

Asnjë kryerës i drejtpërdrejtë i këtyre vrasjeve apo ndonjë nga eprorët e lartë të tyre nuk janë sjellë para drejtësisë.

Share