FDH-SJ-008 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të njësisë paramilitare Hakmarrësit (Osvetnici) për rrëmbim dhe vrasje të myslimanëve të Sjeverinit në Serbi

PERIUDHA: 1992 – 2005

BURIMI PRIMAR: Gjykata e Qarkut në Uzhicë (Serbi), Gjykata e Qarkut në Beograd (Serbi), Këshilli i Partisë së Aksionit Demokratik (PAD) të Sanxhakut, Komanda e Ushtrisë së Srpska Republikës në Vishegrad, Kuvendi i Komunës së Pribojit (Serbi).

VËLLIMI DHE MEDIUMI:  1 kuti arkivore

PËRMBAJTJA:  Fondi përmban dokumentacionin dhe  dëshmi me shkrim nga gjykimet e të akuzuarve Millan Llukiq, Oliver Krsmanoviq, Dragutin Dragiqeviq dhe Gjorgje Sheviq për rrëmbimin e civilëve nga autobusi i udhëtarëve në vendin e quajtur Mioçe, dokumentacionin gjyqësor nga gjykimi i përsëritur dhe fotografitë e pjesëtarëve të njësive paramilitare dhe të viktimave.

SISTEMI I RENDITJES:  Kronologjik, sipas datës

Nuk pritet zmadhim i fondit

GJUHA:  Serbe

LISTA E PËRMBAJTJES:

Kutia nr. 1

1993-2006

 

  • Provat materiale  – urdhrat me shkrim
  • Paditë penale kundër të akuzuarve
  • Procesverbalet e dëgjimit të dëshmitarëve dhe të akuzuarve
  • Procesverbali nga seanca kryesore e muajit shtator të vitit 2003
  • Aktgjykimi
  • Vendimi mbi shqyrtimin e ankesës me të cilën lënda kthehet në gjykim të përsëritur, i datës 27 shtator të vitit 2004
  • Procesverbali i seancës kryesore të vitit 2005
  • Fotokopja e albumit të fotografive të njësisë paramilitare Hakmarrësit – 22 fotografi
  • Fotokopja e albumit të fotografive të personave të rrëmbyer – 16 fotografi
Share