FDH-OV-003 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e pjesëtarëve të MT të Vukovarit dhe të njësisë paramilitare Leva Supoderica për krime të luftës kundër të burgosurve të luftës

PERIUDHA: 1997 – 2006

BURIMI PRIMAR: Gjykata e Qarkut në Sombor (Serbi), Gjykata Ushtarake në Beograd (Serbi), Drejtoria për luftë kundër krimit të organizuar e MPB-së së Serbisë, Gjykata e Qarkut në Novi Sad (Serbi), Gjykata e Qarkut në  Zagreb (Kroaci), Paneli për krime të luftës i Gjykatës së Qarkut në Beograd, Republika e Serbisë

Vëllimi dhe mediumi:  8 kuti arkivore

PËRMBAJTJA:  Fondi  përmban dokumentacionin nga gjykimet e pjesëtarëve të Mbrojtjes Territoriale të Vukovarit, e cila ka qenë në përbërje të APJ-së së asokohshme, të cilët, duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare në kohën e konfliktit të armatosur, në kundërshtim me Konventën e Gjenevës  mbi sjelljen me të burgosurit e luftës i kanë privuar nga jeta gjithsejtë 192 persona në fermën bujqësore “OVÇARA “ (OVČARA) në Vukovar në Kroaci, me çka kanë kryer vepër penale të krimeve të luftës kundër të burgosurve të luftës.

Fondi përmban dokumentacionin gjyqësor (aktakuza, transkripte nga gjykimet, protokolle/ procesverbale të marrjes në pyetje të të akuzuarve dhe të dëshmitarëve, shënime zyrtare etj.), raporte të ekspertëve mjekoligjor, raportin përfundimtar të komisionit të ekspertëve të KB, regjistrin e mbetjeve mortore të identifikuara të të zhvarrosurve në Ovçare, raportet e mediave, fotografitë, korrespondencat me FDH-në etj.

SISTEMI I RENDITJES:  Kronologjik, sipas datës

Pritet zmadhimi i fondit

GJUHA:  Serbe, kroate

LISTA E PËRMBAJTJES:

Kutia nr. 1

 

09.01.1997 – 18.01.2006.

 

  • Dokumentacioni gjyqësor i Gjykatës së Qarkut në Sombor, Republika e Serbisë
  • Dokumentacioni gjyqësor i Gjykatës Ushtarake në Beograd, Republika e Serbisë
  • Dokumentacioni i Drejtorisë për luftë kundër krimit të organizuar i MPB-së të Serbisë
  • Dokumentacioni gjyqësor i Gjykatës së Qarkut në Novi Sad, Republika e Serbisë
  • Dokumentacioni gjyqësor i Gjykatës së Qarkut në Zagreb, Republika e Kroacisë
  • Dokumentacioni gjyqësor i Panelit për krime të luftës i Gjykatës së Qarkut në  Beograd, Republika e Serbisë

 

Kutia nr. 2

 

1991 – 2005

 

  • Raporti i Komisionit për çështje humanitare dhe persona të zhdukur, Republika Federale e Jugosllavisë
  • Raporti i ekspertëve mjekoligjor
  • Raporti përfundimtar i komisionit të ekspertëve të Kombeve të Bashkuara
  • Varreza masive – Ovçara
  • Regjistri i mbetjeve mortore të identifikuara të të zhvarrosurve në  Ovçare
  • Raportimet e mediave, fotografitë etj.

 

Kutia nr. 3

 

04.12.2003 – 27.10.2004.

 

  • Gjykata e Qarkut në Beograd – Paneli për krime të luftës – aktakuza e datës 04.12. 2003.
  • Transkripti nga seanca kryesore e datës 09.03.2004 – 27.10.2004.

 

Kutia nr. 4

 

28.10.2004 – 17.12.2004.

 

  • Gjykata e Qarkut në Beograd – Paneli për krime të luftës – Transkripti nga seanca kryesore e datës 28.10.2004 – 17.12.2004.

 

Kutia nr. 5

 

24.01.2005  –  22.04.2005.

 

  • Gjykata e Qarkut në Beograd – Paneli për krime të luftës – Transkripti nga seanca kryesore e datës 24.01.2005 – 22.04.2005.

 

Kutia nr. 6

 

23.05.2005 – 08.07.2005.

 

  • Gjykata e Qarkut në Beograd – Paneli për krime të luftës – Transkripti nga seanca kryesore e datës 23.05.2005- 08.07.2005.

 

Kutia nr. 7

 

12.09.2005 -18.10.2006.

 

  • Gjykata e Qarkut në Beograd – Paneli për krime të luftës – Transkripti nga seanca kryesore e datës 12.09.2005 – 22.11.2005, aktgjykim i datës 12.12.2005 dhe vendim i Gjykatës Supreme i datës 18.10.2006.

Kutia nr. 8

 

  • Konfidenciale – e mbyllur për publikun
Share