Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës së Serbisë nuk ka të kaluare të pastër

Dëshmitë, mbi të cilat bazohet gjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (GJNPJ), në lëndën e Millutinoviqit dhe të tjerëve, viktimat e mbijetuara nga Drenica, të cilat kanë dëshmuar në GJNPJ ose i kanë dhënë deklarata FDH-së, si dhe dokumentet e përmbajtura në Bazën publike të të dhënave të GJNPJ, tregojnë për krime të shumta të rënda dhe masive të luftës, të cilat janë kryer mbi civilët shqiptar në zonën e përgjegjësisë të komandantit të brigadës 37 të motorizuar të ushtrisë së RSJ, të shefit të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së RS, gjeneral-nënkolonelit të emëruar kohët e fundit, Ljubisha Dikoviq. Gjatë bombardimeve të NATO-s, krimet e luftës, të cilat i kanë kryer pjesëtarët AJ/MPB-së, janë përsëritur. Edhe pse e ka pasur për detyrë të parandalojë krimet e luftës, brigada 37 e motorizuar këtë nuk e ka bërë. Deri më sot nuk janë proceduar pjesëtarët dhe komandantët e njësive, të cilët kanë marrë pjesë së bashku në kryerjen e krimeve të luftës, në Qirez, Çikatovё të Vjetёr, Baks, Vёrboc dhe Gllogoc, ku gjatë katër javëve më së paku janë vrarë 200 civilë.

Pos kësaj, dëshmitë e përmendura tregojnë edhe për plaçkitjen e paskrupullt të pronës shqiptare gjatë bombardimit të NATO-s. Komandantët dhe pjesëtarët e AJ/MPB-së, midis të cilëve edhe komandanti i brigadës së motorizuar 37, Ljubisha Dikoviq, kanë marrë pjesë në marrjen dhe përvetësimin e pronës shqiptare me qëllim të shfrytëzimit dhe të pasurimit personal.

Gjeneral-nënkoloneli, Ljubisha Dikoviq, më 12 dhjetor të vitit 2012, me dekretin e kryetarit të Republikës së Serbisë, është caktuar në pozitën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë.

FDH konsideron se një oficer, siç është Ljubomir Dikoviqi, nuk është i denjë për të qenë shef i Ushtrisë së Republikës së Serbisë. Ai nuk e ka as potencialin profesional e as ate moral që t’i kontribuonte kthimit të besimit ndaj Ushtrisë së Republikës së Serbisë, qoftë në rajon, qoftë edhe në nivelin ndërkombëtar.

FDH thërret organet kompetente që kryetarit të Republikës së Serbisë t’ia vënë parasysh faktet mbi veprimet e komandantit të dikurshëm të brigadës 37 të motorizuar gjatë luftës, si dhe dëshmitë e GJNPJ mbi krimet e kryera të luftës në zonën e përgjegjësisë të komandantit të luftës, Ljubisha Dikoviq.

Dosja e Ljubisha Dikoviqit, të cilën e ka punuar FDH, mund t’i kontribuojë shqyrtimit më të plotë të përgjegjësisë së tij personale dhe komanduese.

Dosja e Ljubisha Dikoviqit

Share