FDH-SC-005 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të njësisë Shkorpionët (Škorpioni) për krime ndaj civilëve në Srebrenicë

PERIUDHA: 2003-2006

BURIMI PRIMAR: Gjykata e Qarkut në Zagreb (Kroaci), Gjykata e Qarkut në Beograd – Paneli për Krime të Luftës (Serbi), Ministria e Punëve të Brendshme – Drejtoria për luftë kundër krimit të organizuar (Serbi)

VËLLIMI DHE MEDIUMI: 2 kuti arkivore

PËRMBAJTJA: Fondi përmban dokumentacion nga gjykimi i pjesëtarëve të formacionit paramilitar me emrin  “Shkorpionët”, të cilët në kohën e luftës, në Republikën e atëhershme të Bosnjës e Hercegovinës , në vendin e quajtur Gordinjske bare (Pellgjet e  Gordinjes) në afërsi të vendit të quajtur Trnova, duke i shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare, në kundërshtim me Konventën e Gjenevës mbi mbrojtjen e personave civil në kohën e luftës, kanë privuar nga jeta 6 të zënë rob të kombësisë myslimane. Me këtë kanë kryer vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile. Fondi përmban dokumentacionin gjyqësor (aktakuzën, aktgjykimin, procesverbale nga seanca gjyqësore kryesore, audio transkripte nga seanca e gjykimit kryesor), nga dy gjykime të ndara: i Sllobodan Davidoviqit në Gjykatën e Qarkut në Zagreb (Kroaci) dhe i Sllobodan Mediqit, Pera Petrasheviqit, Aleksandër Mediqit, Aleksandër  Vukovit dhe Branisllav Mediqit para Panelit për krimet të Luftës të Gjykatës së Qarkut në Beograd (Serbi).

SISTEMI I RENDITJES: Kronologjik, sipas datës

Nuk pritet rritja e fondit

GJUHA: Serbe, kroate

LISTA E PËRMBAJTJES:

Kutia nr. 1

• Rasti Sllobodan Davidoviq – Gjykata e Qarkut në Zagreb, Republika e Kroacisë 08.09.2005-16.12.2005.
• Rasti Sllobodan Mediq dhe të tjerët – dokumentacioni gjyqësor – Gjykata e Qarkut në  Beograd, Paneli për Krime të Luftës, Republika e Serbisë

20.12.2005-15.03.2006.
• Fotografitë e pjesëtarëve të njësisë “Shkorpionët”

Kutia nr. 2

• Rasti Sllobodan Mediq dhe të tjerët – dokumentacioni gjyqësor – Gjykata e Qarkut në Beograd, Paneli për Krime të Luftës, Republika e Serbisë
11.04.2006-05.07.2006.

Kutia nr. 3

• Rasti Sllobodan Mediq dhe të tjerët – dokumentacioni gjyqësor – Gjykata e Qarkut në Beograd, Paneli për Krime të Luftës, Republika e Serbisë, fotografi, raport i Institutit historiko-ushtarak në Beograd, aktgjykim.

22.02.2006 -17.09.2007.

Share