Çështjet e sigurisë, punësimi dhe zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe ligjit kundër diskriminimit në Kosovë

Në periudhën prej janarit deri në fund të prillit të vitit 2008, Fondi për të Drejtën Humanitare – Kosovë (FDH – Kosovë), realizoi një hulumtim i cili sa u përket temave që shqyrton mund të ndahet në dy periudha: periudha e parë, prej janarit deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, dhe periudha e dytë, prej shpalljes së pavarësisë deri në fund të prillit të këtij viti. Hulumtimi i FDH-Kosovë gjatë periudhës së parë kishte për qëllim të vlerësojë: nëse të gjithë qytetarët e Kosovës gëzojnë në të njëjtën masë lirinë e lëvizjes; nëse kanë qasje në organet komunale dhe institucionet tjera kosovare; a zbatohen dispozitat e ligjit mbi përdorimin e gjuhëve dhe ligjit kundër diskriminimit; cilat janë institucionet shëndetësore të cilave u drejtohen qytetarët e Kosovës; a janë të kënaqur me shërbimet që i ofrojnë ndërmarrjet publike; dhe a respektohet e drejta e qytetarëve të Kosovës për t’u informuar në gjuhën amtare. Në periudhën pas 17 shkurtit 2008, FDH – Kosovë ka hulumtuar kryesisht pikëpamjet e serbëve në lidhje me lirinë e lëvizjes, nëse dhe në çfarë mase përfaqësuesit e pakicave kombëtare i kanë lëshuar vendet e tyre të punës, çka kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës në lidhje me këtë dukuri dhe sa është numri i pjesëtarëve të pakicave kombëtare që janë kthyer në vendet e tyre të punës.

Çështjet e sigurisë, punësimi dhe zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe ligjit kundër diskriminimit në Kosovë

Share