Studentët e Fakultetit Juridik nga Prishtina morën pjesë në gjykim për krime në fshatin Qyshk
Beograd, 28 mars- Studentët e fakultetit Juridik pranë Universitetit të Prishtinës qëndrojnë në një vizitë studimore në Beograd të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare gjatë të cilës ndjekin gjykimin pranë Departamentit për krime të luftës të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime të kryera në vitin 1999 në fshatin Qyshk të Pejës.
Grupi i studentëve vizitoi Fondin për të Drejtën Humanitare në Beograd me qrast u njoftuan me projektin krijimi i një regjistri individual për se cilën viktimë të vrarë në Kosovë në periudhën prej 1. janar 1998. deri me 31. dhjetor vitit 2000. Përveç regjistrit me emra projekti “Libri Kosovar i Kujtesës” përfshin të dhënat e themeluar nga rrethanat të cilat e paraprinë pësimin e viktimave. Gjatë muajit prill do të botohet pjesa e parë të këtij libri në të cilin do të përfshihet regjistri i viktimave të vrarë në vitin 1998. vit.
Mysafirët nga Prishtina theksuan se me pjesëmarrjen e tyre në ketë gjykim për krime të kryera në Kosovë para Gjykatës në Serbi ju është ofruar mundësia për t’u njohur personalisht me rrjedhjen e procedurës gjyqësore dhe në këtë mënyrë për të fituar njohuri në objektivitetin e gjyqësorit.
Në plan është që njëmbëdhjetë studentët nga Prishtina gjate vizitës së tyre në Beograd të vizitojnë zyrën Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe të informohen rreth punës së saj organizate.