Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë Penale 17 Korrik 2011

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në emër të Koalicionit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale (KGJNP) me rastin e 17 Korrikut – Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë Penale si dhe zgjedhjeve të ardhshme në dhjetor për zgjedhjen e prokurorit dhe gjashtë gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GjNP) bën thirrje Qeverisë së Republikës së Serbisë që të propozojë dhe gjatë zgjedhjeve të mbështet kandidatët më të kualifikuar për prokuroret dhe gjyqtarët të GjNP-së. Si një nga themeluesit e GJNP-së, Serbia duhet të përfshihet aktivisht në procesin e përzgjedhjes dhe të kontribuon që ky proces të jetë transparent dhe i drejtë.

FDH, në këtë aspekt i përcjell rekomandimet e KGJNP-së në lidhje me GJNP-në por edhe në kontekstin më të gjerë të luftës kundër krimeve të rënda ndërkombëtare – gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës dhe u bën thirrje institucioneve përkatëse shtetërore dhe shoqërisë civile t’i shqyrtojnë dhe të përdorin autoritetet dhe ndikimet e tyre për të siguruar që ato të aplikohen në praktikë. Në veçanti iu tërheqim vëmendjen si në vijim :
– Që përzgjedhja e prokurorit të bazohet në meritë për t’u mundësuar përzgjedhja e kandidatëve me kualifikimet më të mira, duke marrë parasysh kriteret për vlerësimin e kualifikimeve për një pozitë të veçantë dhe duke përfshirë përvojën në të drejtën ndërkombëtare penale, zotimin për mirëfunksionim, respektin dhe efikasitetin ndaj GJNP-në, aftësitë organizative dhe diplomatike si dhe aftësinë e kryerjes së detyrës si i paanshëm dhe i pavarur;
– Që OJQ-të të intensifikojnë presionin mbi shtetet anëtare për të siguruar zbatim të plotë dhe efektiv të Statusit të Romës dhe të ratifikojnë marrëveshjen për privilegjet dhe imunitetet të GJNP-së, të ndikojnë në shtete jo-anëtare që të ratifikojnë Statutin e Romës dhe ta pranojnë atë në legjislacionin e brendshëm si dhe të vazhdojnë me aktivitetet e ndërgjegjësimit të viktimave për të drejtat e tyre në nivel të së drejtës kombëtare, të shqyrtojnë mundësinë e inicimit të procedurës gjyqësore (në emër të viktimave dhe me pjesëmarrjen aktive të tyre) në nivel kombëtar për krime të rënda kundër të drejtës ndërkombëtare dhe përcjellën e procedurës në të gjitha fazat duke përfshirë edhe fazën e hetimit;
– Që shtetet t’i sigurojnë fondet e mjaftueshme për gjykatën në mënyrë që ajo të përmbushë mandatin gjyqësor. Në veçanti, të vazhdojnë të kontribuojnë financimin e plotë të programit për ndihmë ligjore për të pandehurit dhe viktimat, për të siguruar përfaqësimin e drejtë të tyre në fazat më të hershme të procesit, të kontribuojnë në fondin për vizita familjare të paraburgosurve në selinë e Tribunalit të Hagës, të kontribuojnë në fondin Special të sapoformuar të GJNP-së për zhvendosjen e dëshmitarëve, të sigurojnë fonde për Fondin për viktimat në mënyrë që të sigurohen dëmshpërblimet eventuale dhe në të njëjtën kohë për të vazhduar aktivitetet e nisura të ofrimit të ndihmës. Të vazhdohet me dhënien e ndihmës financiare programit për informim publik të GJNP-së  i cili ka rëndësi kyçe për funksionimin e gjykatës, në mënyrë që të kuptohet më mirë puna e tij dhe për të intensifikuar ndikimin mbi viktimat dhe komunitetet e prekura si dhe për të siguruar fondet e nevojshme për të intensifikuar praninë e GJNP-së në terren.

Share