Të dihet: Joviq, Pastasellë 31.03.1999

Të enjten me datën 30.03.2011 shënohen 12 vite nga  krimi mbi 34 civil shqiptar  në Joviq / Jović [Komuna Malishevës / Mališevo] të cilin e kreu Ushtria Jugosllave (UJ) dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë (MPBRS).

Me datën 30.03.1999 forcat e bashkuara të ushtrisë Serbe dhe policisë nga drejtimi i Rahovecit / Orahovac granatuan fshatrat Dragobil / Dragobilje dhe Astrazub / Ostrozub

[fshatrat ne jugperëndim të Malishevës/Malisevo]  një numër i madh të fshatarëve u larguan nga fshatrat. Një pjesë e fshatarëve gjetën strehim tek Vrela e Mihilit/ Mihilov izvor  në pyll afër fshatit Joviq / Joviq. Aty e kaluan natën.

Në mëngjes me datën 31.03.1999  forcat serbe e granatuan  pyllin  s dhe vend strehimin e refugjatëve dhe pastaj i rrethuan. Ata urdhëruan që të gjithë fshatarët  të mblidhen në një livadh të afërm dhe të ulen me duart  lart.  I kane marr ne pyetje a janë në të vërtet refugjat,  a ka  në mesin e tyre pjesëtarë të UÇK-së, pastaj i kanë kontrolluar dhe ju morën parat dhe stolit. Pas një kohe i ndan gratë dhe fëmijët nga meshkujt dhe i dërguan në fshatin fqinj Carravranë / Cnovrani. Meshkujt  të cilët i ndan, diku rreth 35 i ri-kontrolluan dhe filluan ti rrahin dhe përsëri duke i pyetur nëse ndonjë prej tyre është në UÇK. Menjëherë pas kësaj i dërguan aty pranë  tek një burim. Menjëherë pas arritjes, forcat serbe hapën zjarr mbi ta. Vetëm një mbijetoi [identiteti i njohur FHP] i cili shpëtoi  i mbuluar ndër trupat  e viktimave të tjera.

Janë vrarë 17 meshkuj  të familjes Morina nga Astrazub / Ostrozub, 10  anëtarët të familjes Paqarizi dhe dy anëtarë të familjes Terdhaku  nga Dragobil / Dragobilje. Në mesin e të vrarëve kanë qenë dhe Avdi Hoti nga Samadraxhë / Samodreza, Ismet Makica nga Studençan / Studencana dhe Mustafë  Mustafa nga Semetishtë / Semetista. Në mesin e të vrarëve ishte dhe 14-vjeçar Valon Morina. Më vonë, po atë ditë, fshatarët gjetën trupat e të vrarëve. Trupat i varrosën para se të errësohet.  Kur arritën të nesërmen për ti varrosur të tjerët, panë se si pjesëtarët e forcave serbe lëviznin trupat e të vrarëve në vende të ndryshme – pas shkëmbinjve, shkurres dhe drunjtëve – ndoshta me qëllim për të krijuar përshtypjen se meshkujt janë vrarë në betejë. Dy ditë më vonë, ushtarët e UÇK- s i varrosen trupat e të vrarëve në varrezat në Joviq / Jovic. Mbetjet mortore të  Daut Paqarizit  dhe Shaqiri Bytyqit  deri me sot nuk janë gjetur.

Autoritetet kompetente të Serbisë deri tani nuk kanë iniciuar asnjë procedurë kundër personave përgjegjës për këtë krim.

                                                        Pastasellë / Pusto selo, me 31.03.1999

Me datën 31.03.1999 ne fshatin Pastasellë / Pusto Selo [Komuna Rahovec, Kosovë]  forcat serbe ekzekutuan 103 meshkuj shqiptarë. Forcat e bashkuara të ushtrisë Jugosllave, Njësiti special i policisë(NJSP) dhe rezervistet filluan ofensivën kundër UÇK-së, në territorin të jug të Klinës / Klina dhe në veri-lindje të Rahovecit / Orahovac.
Në të njëjtën kohë, popullata shqiptare për shkak të granatimeve dhe kërcënimeve të forcave serbe u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Shumica u larguan në drejtim të Shqipërisë, ndërsa më shumë se një mijë njerëz deri me datën  31.03.1999  u strehuan në fshatin Pastasellë / Pusto Selo, rreth 15 kilometra në verilindje të Rahovecit / Orahovac. Refugjatët u strehuan nëpër shtëpia dhe në ndërtesën e shkollës Jusuf Gërvalla. Me datën 31.03.1999 rreth mesditës, forcat serbe rrethuan fshatin dhe një orë më vonë me tanke, automjete të blinduara dhe kamionë filluan të hyn në fshat. Fshatarët dhe refugjatët u mblodhën në lëndinë përpara shkollës. Ngritën  flamurin e bardhë dhe prisnin t’u afrohen forcat serbe. Në mesin e ushtarëve dhe oficerëve të policisë i njohën dy rezervistë serbë nga Klina / Klina dhe Rahoveci / Orahovac [Emrat të njohura në FDH]. Forcat serbe i ndanë meshkujt në një anën e gratë i plaçkitën dhe ju urdhëruan për të shkuar me fëmijët në Shqipëri. Rreth 120 meshkujt të cilët i ndan së pari i plaçkiten dhe i rrahën pastaj në grupe i dërguan për ti ekzekutuar buzë Përroit të Zyles.

Në katër grupe janë marrë dhe janë ekzekutuar  103 meshkuj moshës prej 14 deri 81 vjeçar. Trembëdhjetë mbijetuan ekzekutimit. Janë vra 41 fshatar të Pastasellesë / Pusto Selo dhe refugjatët nga fshati Çifllak / Ciflak (1), Koznik (8), Kramovik (3), Petkoviq / Petkovic (15), Poluzhë / Poluza (5), Senoc / Sanovac (2), Zatriq / Zatric (14), Mrasor (1) Potok (1) [ Komuna e Rahovecit], Gremnik / (4), Kërnicë / Krnjince (1), Mleqan / Mlecane (1 / Svrhe / Sverkë (3) [Komuna  e Klines] dhe (3) të qytetit të Klinës / Kline.

Nga  data 1-3.04.1999. fshatarët nxorën nga lumi trupat e të gjithëve të vrarë dhe i varrosen në një vend në afërsi të përroit. Një viktimë u varros në fshatin e tij të lindjes ndërsa u sollën dhe u varrosën dhe tri viktima të vrara në të njëjtën ditë në Koznik / Koznik.

Në mes të muajit prill pasi mediat botërore i shfaqen imazhet satelitore të varrezave masive në Pastasellë / Pusto Selo  autoritetet Serbe [Prokurori Publik i Gjykatës së Qarkut në Prizren] urdhëroi zhvarrosjen e trupave. Zhvarrosjen e kane kryer punëtor të ndërmarrjes komunale Higjiena nga Prizreni / Prizren me datën 21.04.1999. Obduksioni është krye në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë / Priština dhe pastaj trupat janë kthye në Prizren. Në fillim të majit, punëtorët e ndërmarrjes komunale Higjiena me urdhër të policisë i kanë varrosur trupat në disa vende në rajonin e Prizrenit / Prizren, Rahovec / Orahovac dhe Suharekë  / Suva Reka. Menjëherë pas luftës, një punëtor i ndërmarrjes komunale i qiti në pah vendet ku janë  varrosur  94 trupa. Deri me tani nuk janë zbuluar se ku u varrosën trupat e 12 meshkuj.
Zyrtaret më të lartë, politik, ushtarak dhe policor të Republikës së Serbisë, Nikola Šainović, Dragoljub Ojdanić, Nebojša Pavković, Miroslav Lazarević, Sredoje Lukić i Vlastimir Đorđević u dënuan në shkalën e parë para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë me dënim shumëvjeçar për shkak të krimeve masive kundër shqiptarëve të Kosovës ndër të cilat ishte krimi në fshatin Pastasellë / Pusto selo.

Autoritetet kompetente të Serbisë nuk kanë iniciuar asnjë procedurë kundër personave përgjegjës për këtë krim.

Share