Radojko Repanoviq përsëri u dënua për krimet në Suharekë

Dhoma për krime të luftës të Gjykatës së Lartë në Beograd, me datën 15.12.2010, sërish e ka dënuar të akuzuarin Radojko Repanoviq me 20 vite burg për krimet e luftës ndaj popullatës civile në Suharekë. Gjykata i ka miratuar plotësisht, të gjitha qëndrimet dhe argumentet cilat në fjalën përfundimtare i paraqiti zëvendës Prokurori për krime të luftës Mirolub Vitoroviq.

Dhoma për krime të luftës të Gjykatës së Lartë në Beograd, me datën 15.12.2010, sërish e ka dënuar të akuzuarin Radojko Repanoviq me 20 vite burg për krimet e luftës ndaj popullatës civile në Suharekë. Gjykata i ka miratuar plotësisht, të gjitha qëndrimet dhe argumentet cilat në fjalën përfundimtare i paraqiti zëvendës Prokurori për krime të luftës Mirolub Vitoroviq.

Fondi për të Drejtën Humanitare vlerëson se mangësia themelore e procesit, i cili është zhvilluar për shkak të vrasjes së 49 anëtarëve të familjes Berisha, qëndron në atë se Dhoma për krime të luftës e Gjykatës së Apelit në Beograd e konfirmoi akt-vendimin e  shkallës së parë, me të cilin i akuzuari Radoslav Mitroviq, komandant i Njësisë Speciale të 37-të të Policisë, është liruar nga përgjegjësia penale. Për këtë arsye, anëtarët e familjes Berisha nuk kanë marrë pjesë në rigjykimin e të akuzuarit Radojko Repanoviq, ish komandantit i stacionit policor në Suha Rekë.

I akuzuari (i pandehuri) Repanoviq është dënuar, sepse në cilësinë e komandantit të policisë në OPB Suharekë, me datën 26.03.1999, në Suharekë, duke e shfrytëzuar situatën e aktiviteteve luftarake të UJ-së kundër UÇK-së, ka caktuar një grup me pjesëtarë aktiv dhe rezervë të policisë, dhe të administratës dhe u ka urdhëruar të nisen në sulm dhe ti vrasin civilët shqiptarë në Lagjen e Berishajve, ku ishin shtëpitë ku jetonin familjet Berisha dhe familje tjera shqiptare. Pastaj, grupit tjetër të pjesëtarëve të policisë u ka dhënë urdhërin që së bashku me pjesëtarët e organeve të mbrojtjes Civile, trupat e të vrarëve ti ngarkojnë në kamionë dhe ti largojnë nga ai vend.

Rigjykimi ka filluar me datën 10.11.2010. Janë zhvilluar tri ditë gjykimi, gjatë të cilës kohë janë marrë në pyetje tre dëshmitarë, në mes të cilëve edhe i akuzuari Miroslav Petkoviq, përderisa i akuzuari Sllagjan Çukariq ka refuzuar të dëshmojë. Gjithashtu, janë marrë në pyetje edhe ekspertët të cilët kanë bërë analizën psikologjike –psikiatrike të dëshmitarit Velibor Velkoviq, pasi që ky dëshmitarë shpeshherë ka dhënë deklarata të ndryshme lidhur rastin e ngjarjes kritike. Duke i vlerësuar të gjitha deklaratat e këtij dëshmitari, gjykata ka ardhur në përfundim se ato kanë qenë të pazakonta në pjesë të caktuara, por mbetën pranë asaj se i akuzuari (i pandehuri) Repanoviq me datën 26.03.1999 ka dhënë urdhrin për vrasjen e civilëve shqiptarë dhe ngarkimin e kufomave të tyre.

Edhe pse ky dëshmitarë nuk mundi të kujtohej saktë se si ka qenë urdhri i të akuzuarit Repanoviq, kryetarja e gjykatës, gjykatësja Vinka Beraha – Nikiqeviq, ka theksuar se kjo ishte e parëndësishme për gjykatën, sepse në të vërtetë ishte realizuar urdhri i tij, dhe ishin vrarë njerëzit e pafajshëm nga ana e të akuzuarve Çukariq dhe Petkoviq, nga Radoslav Tanoviq tani i ndjerë, dhe policë tjerë të paidentifikuar.
Në arsyetimin e lartësisë së dënimit, kryetarja e gjykatës, si rrethanë lehtësuese ka cekë mosdënimin e të akuzuarit deri më tani dhe se është baba i dy fëmijëve, ndërsa si rrethanë ngarkuese ka cekë pozicionin e tij superior (udhëheqës), si dhe faktin se sot, nëse nuk do të ishte dhënë ai urdhër, 48 persona të cilët askujt nuk i kanë bërë keq do të ishin të gjallë.

Aktgjykimi i Dhomës për krime të luftës të Gjykatës së Qarkut në Beograd, i datës 23.04.2009, të akuzuarit Radojko Repanoviq dhe Sllagjan Çukariq i ka dënuar me dënimin me burg prej nga 20 vite për secilin, Milorad Nisheviqin me dënim me burg në kohëzgjatje prej 13 vite, ndërsa Mirosllav Petkoviqin me dënim në kohëzgjatje prej 15 vite burg, përderisa Mirosllav Mitroviq, Nenad Jovanoviq dhe Zoran Petkoviq janë liruar nga përgjegjësia penale. Gjykata e Apelit, me datën 30.06.2010, ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë në lidhje me të gjithë të akuzuarit (të pandehurit), përveç të të akuzuarit Radojko Repanoviq, për të cilin i është kthyer procedura gjykatës së shkallës së parë për rigjykim.

Share