FDH thёrret institucionet e Serbisё dhe tё shteteve tjera nga ish Jugosllavia tё zbulojnё varrezat e mbetura masive

Me rastin e Ditёs Ndёrkombёtare tё tё zhdukurve, FDH u bёnё thirrje institucioneve tё Serbisё qё t’i zbulojnё lokacionet e mbetura tё varrezave tё fshehta dhe tё ratifikojnё Konventёn Ndёrkombёtare pёr mbrojtjen e tё gjithё personave nga zhdukjet e dhunshme. FDH thёrret institucionet e Kosovёs dhe tё shteteve tjera nga ish Jugosllavia t’i zbulojnё lokacionet e mbetura tё varrezave tё fshehta dhe t’ua mundёsojnё familjeve tё tyre qё t’i varrosin nё mёnyre tё dinjitetshme mё tё dashurit e tyre.

Tё dhёnat e Komitetit Ndёrkombёtarё tё Kryqit tё Kuq, tё kёtij viti, tregojnё se po hetohet gjithsejt pёr 14.790 persona. Nё BeH si tё zhdukur raportohen 10.512 persona, nё Kroaci 2.436 persona dhe nё Kosovё 1.842 persona. Gjatё vitit tё kaluar gjithsej janё identifikuar rreth 1200 persona, qё ёshtё shumё pak dhe tregon mungesёn e vullnetit politik qё tё zgjidhet çёshtja e tё zhdukurve.

Angazhimi deklarativ pёr zgjidhjen e fatit tё tё zhdukurve, paraqitja e numrave dhe fshehja e lokacioneve tё krimeve masive, ёshtё sjellje degraduese ndaj viktimave, ndaj familjeve tё tyre dhe shoqёrise e cila ka tё drejtё tё dijё pёr kёtё.
Institucionet e shteteve tё cilat kanё marrё pjesё nё luftёrat nё territorin e ish Jugosllavisё, kanё pёr obligim tё zbardhin rrethanat e zhdukjeve tё tё gjitha viktimave, tё zbulojnё lokacionet nё tё cilat janё tё fshehura mbetjet e tyre mortore dhe tё denojnё pёrgjegjёsit e krimeve.

Share