FDH Kosovё ka bёrё prezantimin e tё dhёnave tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve nё Malishёvё/Mališevu

Fondi pёr tё drejtёn humanitare nё Kosovё (FDH Kosovё) me datёn 16 shkurt 2010 nё Malishevё/Mališevu ka bёrё prezantimin e tё dhёnave tё tё vrarёve, rёnёve dhё tё zhdukurve nё regjionin e kësaj komune gjatё periudhës sё luftёs nё vitet 1998-1999. Prezantimi i tё dhёnave ёshtё bёrё nё sallёn e kuvendit komunal tё Malishevёs/Mališevo ndërsa tё pranishëm ishin mё tёpёr se 90 anёtarё tё familjarёve tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve.

mal1

Nё fillim tё prezantimit tё pranishmёve u ёshtё drejtuar zёvendёs kryetari i komunës, Rexhep Mazreku, i cili i ёshtё falënderuar FDH-sё Kosovё pёr angazhimin e tyre nё kёtё lami dhe u ka dëshiruar mirëseardhje familjarёve tё tё vrarёve, rёnёve dhe tё zhdukurve.

mal2

Shefi i zyrës sё FDH Kosovё, Bekim Blakaj, nё fjalёn e tij para tё pranishmёve tha se qëllimi i FDH Kosovё ёshtё qё puna nё Regjistrimin e tё vrarёve, rёnёve dhё tё zhdukurve nё Kosovё gjatё periudhës kohore tё vitit 1998 – 2000, tё përfundoj me publikimin e Librit Kosovar tё Kujtёsёs. Ai mё pastaj i ka prezantuar rezultatet e deritanishme tё Regjistrimit pёr komunën e Malishevёs/Mališevo – numrin e pёrgjithshёm, strukturën gjinore, strukturën e moshës etj.

Pas prezantimit tё tё dhёnave, tё gjithё familjarёt e viktimave qё ishin tё pranishëm i kanё verifikuar tё dhënat pёr mё tё dashurit e tyrё nё Bazёn e tё dhёnave qё posedon FDH Kosovё.

Ekipit tё FDH-sё, anёtarёt e familjarёve tё viktimave i kanё dorëzuar 45 foto dhe dhjetra dokumente tё cilat vёrtetojnё identitetin e viktimave.

Në linkun e radhës mund të shkarkoni PDF dokumentin e plotë, lidhur me prezantimin e të pësuarve, të vrarëve dhe të zhdukurve në zonën e komunës së Malishevёs/Mališevo.


Share