Në Gjakovë dhe Krush të Madhe u mbajt prezantimi, regjistrimi i të vrarëve, të zhdukurve dhe të pesuarve.

Më shumë se 140 pjesëmarrës morrën pjesë në prezantimet e rezultateve deritanishme të regjistrimit të vrarë, të pësuarve dhe të personave të zhdukur në komunat e Gjakovës dhe Rahovecit në Kosovë, të cilat janë organizuar në hotel Pashtrik në Gjakovë më datën 4.07.2009. për komunën e Rahovecit në shtëpinë e kulturës të Krushes Madhe më datën 5.07.2009. Të dy prezantimet u mbajtën ne organizimin e FDH Kosovë.

Me atë rast në prezantim në Gjakovë janë mbledhur 42 fotografi të viktimave dhe 17 dokumente të identifikimit të tyre.

“Familjet të cilat i kanë të humbur të afërmit e tyre dhe të cilat ende janë në kërkim për të zhdukurit e tyre askush nuk mund të zëvendësojë atë dhimbje, por është e rëndësishme për të gjithë ata që më nuk janë, si dhe për vet neve, për të ruajtur të vërtetën për atë që ndodhi, shënime të sakta për vuajtjet e tyre”, tha Natasha Kandiq, drejtoresha ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare në prezantim në Gjakovë.

Gjakove_047

Prezantim në Gjakovë

“Ky projekt është shumë i rëndësishëm, veçanërisht për shkak se ka të bëjë me tërë Kosovën, çka deri tani nuk është bërë. Kjo është ndoshta rasti i fundit që ofron mundësi familjeve të viktimave për të ofruar informacione  të detajuara në lidhje me personat e të afërmve të tyre, të cilët nuk janë më midis nesh, dhe të kontribuojnë për të ruajtur kujtesën kolektive të tyre, “tha avokati TekiBokshi në prezantim në Gjakovë, i cili si bashkëpunëtor FDH ka punuar gjatë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, dhe ofrimin e asistencës ligjore për të burgosurit nga Gjakova


Gjakove_109

Mbledhja e të dhënave mbi viktimat

Në prezantim në Krush të Madhe është  mbledhur 57 fotografi të viktimave dhe dy dokumente të identifikimit. Kryetari i komunës Krusha e Madhe, Kadri Dollovi, me këtë rastin i falënderoi FDH në punën për zbardhjen e krimeve të kryera në Kosovë.

“Ne nga Fondi për të Drejtën Humanitare, nuk ishim në gjendje për të parandaluar atë që ndodhi, por ne kemi bërë dhe do bëjmë që të gjithat që kishin ndodhur, ti dokumentojmë dhe ti ruajmë në databazen tonë. Fotot dhe dokumente në lidhje me krimet do të zbehen për atë është e rëndësishme ti fusim të gjitha fotot në bazën e të dhënave dhe ti ruajmë përherë, në mënyrë që një ditë, dhe këtu në Krush të Madhe fëmijët mund të lexojnë për atë që ndodhi në Celinë, Pastasellë, Krush të Madhe, Krush të Vogël”, tha Natasha Kandiq në prezantim në Krush të Madhe.

Velika_Krusa1

Pjesëmarrësit të prezantimit në Krush të Madhe

“Ne zonja Kandiq, e dimë se ju jeni nën presion të madh për shkak të punës për të vërtetën,” i tha ai duke ju drejtuar drejtoreshës  ekzekutive Fondit për të Drejtën Humanitare, dhe ka kërkuar ndihmë për vendasit të Krushes Madhe në zbardhjen mbi fatin e personave të zhdukur nga fshati, si dhe gjetjen e autorëve të krimeve dhe të sjellën ata para drejtësisë.

Në linkun e mëposhtëm ju mund të shkarkoni prezantimin e plotë të mbajtur në Gjakovë.


Share