Aktgjykimi i parë i EULEX-it për krimet e luftës në Kosovë
Trupi përzier gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it Tron Gundersen, më 3 mars 2009 ka shqiptuar dënimin prej 17 vitesh burgim ndaj Kosovarit Gani Gashit për krime lufte kundër civilëve të kryera gjatë muajit korrik të vitit 1998 në Gllogovc.
Me Aktgjykim është vërtetuar se Gani Gashi si pjestar i UÇK, në mbrëmjen e datës 12 korrik të vitit 1998 në rrugën regjionale Komoran-Kishna Rekë (komuna e Gllogovcit) kishte qëlluar me armë automatike një veturë të tipit Fiat në të cilën gjindeshin tetë civilë anëtarë të familjes Obrija, prej tyre dy fëmijë me ç’rast ishte vrarë Idriz Obrija ndërkaq ishte plagosur rëndë nipi i tij Shpëtimi dhe është plagosur lehtë Halime Obrija dhe djali i saj Selmani. Gani Gashi kishte shtënë në udhëtarët nga prapa kështu që me të njejtin plumb është qëlluar për vdekje Idriz Obrija dhe është plagosur rëndë nipi i tij gjashtë vjeçar Shpëtimi.
Duke dëshmuar në gjykim, anëtarët e mbijetuar të familjes Obrija kanë thënë se ditën kritike kishin vendosur që të largohen nga zona e kapluar me konflikte ndërmjet pjesëtarëve të UÇK-s dhe forcave serbe dhe se Gashi ka shkrehur armë në ta pa kurfarë arsye nga shkaku i disa mosmarrëveshjeve paraprake ndërmjet familjeve të tyre.
Gjatë procedures kryesore i pandehuri Gani Gashi ishte në arrest shtëpiak në bazë të vendimit të posaçëm gjyqësorë.
Fondi për të Drejtën Humanitare – zyrja në Kosovë konsideron se dënimi i shqiptuar plotëson kërkesat e drejtësisë dhe se viktimave të mbijetuar të këtij krimi dhe anëtarëve të familjeve të tyre i’u është ofruar satisfakcion moral.
Fondi për të Drejtën Humanitare thekson se gjykimi ndaj Gani Gashit ka treguar se Misioni i Unionit Europian për sundimin e ligjit ka kapacitete dhe gaditshmëri që t’i procesoj krimet dhe shkeljet tjera të rënda të të Drejtave të Njeriut në Kosovë.
Gjykimi i parë për krimet e luftës në Kosovë të cilin e kanë udhëhequr gjyqtarët e Misionit të Unionit Europian për sundimin e ligjit ishte efikas dhe me respekt ndaj principit të derjtësisë dhe ndaj të së drejtës për mbrojtje. Nga fillimi i gjykimit më 3 shkurt të vitit 2009 janë zhvilluar gjashtë seanca kryesore në të cilat janë dëgjuar 11 dëshmitar, 2 ekspert dhe janë lexuar fakte të shumëta me shkrim.