Libri i kujtimit i Kosovës

Gjatë hulumtimeve pesëvjeçare mbi vrasjet dhe njerëzit e zhdukur në konfliktet e armatosura në Kosovë nga muaji janar i vitit 1998 e deri në datën 20 qershor të vitit 1999 dhe menjëherë pas luftës, që nga ardhja e forcave ndërkombëtare  e deri në fund të vitit 2000, me datën përmbyllëse 28. shkurt 2013, hulumtuesit e FDH dhe  FDH Kosovë kanë marrë  9.852 deklarata të dëshmitarëve, të anëtarëve të familjeve dhe të personave të cilët kanë njohuri mbi viktimat konkrete dhe krimet e luftës  – 7.786 deklarata i kanë dhënë dëshmitarët shqiptarë dhe anëtarët e familjeve të viktimave shqiptare;  1.613 deklarata i kanë dhënë dëshmitarët serb dhe anëtarët e familjeve të viktimave serbe,  kurse  453 deklarata i kanë dhënë personat të cilët nuk janë as të kombësisë shqiptare e as serbe. Baza e të dhënave, në të cilën futen dokumentet e mbledhura, përmban  5.41 fotografi të viktimave, 6.936 dokumente të tjera dhe  2.426 lëndë dëshmuese nga Arkivi i Tribunalit të Hagës. Në bazë të analizës së deklaratave të dëshmitarëve dhe të dokumenteve nga burimet e tjera, hulumtuesit e FDH-së dhe të FDH Kosovë kanë evidentuar 13.526 të vrarë dhe të zhdukur në periudhën prej 1 janarit të vitit 1998 e deri në fund të vitit 2000.

FDH dhe FDH Kosovë, në datën 11 shtator  të vitit 2011 e kanë botuar vëllimin e parë të Librit të kujtimit të Kosovës, i cili përmban emrat e 2.046 personave, të cilët e kanë humbur jetën në konfliktet e armatosura në Kosovë, në vitin 1998. Emrat e të vrarëve janë përcjellë nga një narrativ mbi rrethanat e vrasjes /zhdukjes të secilit person individualisht.

Këtu ju mund të shihni listën e të vrarëve, zhdukurve dhe të rënëve

Ju lutemi të na kontaktoni nëse keni më shumë informata për viktimat të cilët gjenden ose nuk gjenden fare në këto lista.

Share