Kroacia merr urdhër të kompensojë familjen e serbit të zhdukur

BalkanInsight_logoGjykata e Zagrebit urdhëroi që Kroacia të paguajë 78,400 euro në kompensim të familjes së një serbi që u zhduk dhe u gjet i vdekur pasi u kap nga forcat kroate në 1991, raportoi media.

Gjykata e urdhëroi shtetin të kompensojë familjen e Dragan Miocinovic, një mekaniku serb të Kroacisë me Ushtrinë Popullore Jugosllave, JNA, që u zhduk në shtator 1991 në qytetin Sisak në Kroacinë qendrore, raportoi të martën gazeta Vecernji list.

Së bashku me dy ushtarë të tjerë, Miocinovic u arrestua nga policia kroate dhe Roja Kombëtare Kroate (paraardhëse e ushtrisë kroate). Dy ushtarët u mbajtën në një burg vendas, ndërsa Miocinovic nuk u pa më gjallë dhe trupi iu gjet një muaj më vonë në lumin Sava në Mitrovicë në Serbi.

Nuk u provua kurrë se kush ishte përgjegjës për vdekjen e tij, por gruaja e tij pretendoi në gjykatë se ishin forcat kroate. Ajo dhe dy djemtë e tij zbuluan se ai kishte vdekur vetëm 15 vite më pas.

Miocinovic që gjithashtu përmendi në gjyqin e ish-komandantit të policisë Sisak, Vladimir Milankovic dhe një anëtar të një njësie speciale të policisë, Drago Bosnjak, për krime lufte në Sisak midis mesit të korrikut 1991 dhe mesit të qershorit 1992.

Gjatë gjyqit, një dëshmitar dëshmoi se ai pa Miocinovic në stacionin e policisë. Ai tha se versioni zyrtar i zhdukjes së Miocinoviç ishte se ai ia mbathi, por thashethemet sugjerojnë se ai hodh nga një shkëmb në lum.

Bosnjak u lirua, ndërsa Milankovic u dënua me dhjetë vjet burg nga gjykata e lartë kroate në qershor 2014.

Share