Të afërmit e personave të zhdukur në Kosovë kërkojnë veprim

Të afërmit e personave të zhdukur në Kosovë kërkojnë veprim

BalkanInsight_logoShoqatat e personave të zhdukur nga Mitrovica e ndarë ditën e enjte akuzuan si Kosovën ashtu Serbinë për dështimin në hedhjen dritë të fatit të 1,655 përsonave të zhdukur nga konflikti në Kosovë.

Bajram Qerkini, një shqiptar i Kosovës, djali i të cili është zhdukur që prej vitit 1999, dhe Milorad Trifunovic, një serb i Kosovës në kërkim të vëllait të tij të zhdukur, tha se si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të vihen nën presion ndërkombëtar për të siguruar informacion mbi vendndodhjen e 1,655 njerëzve që mbeten ende të humbur nga konflikti në Kosovë.

Qerkini kryeson shoqatën e personave të zhdukur “Zëri i prindërve” nga pjesa jugore e Mitrovicës, ndërsa Trifunovic, nga veriu kryesisht serb, përfaqëson shoqatën e të zhdukurve nga komunitetet serbe dhe jo shqiptare në Kosovë.

Të dy morën pjesë në një ngjarje për të diskutuar bashkëpunimin midis OJQ-ve për çështjen e organizuar nga zyra e Koordinatori të OKB-së për Zhvillim në Kosovë, UNDC në Prishtinë.

Qerkini dhe Trifunovic thanë se e vërteta për fatin e personave të zhdukur nga konflikti në Kosovë është në duart e politikanëve.

“Politika e ka ngrirë rrugën,” tha Qerkini për publikun. “Duhet të vazhdohet t’i bëhet presion atyre që kanë informacionet.”

Trifunovic tha gjithashtu se qeveritë në Prishtinë dhe Beograd po zvarriteshin në dhënien e informacioneve.

“Fuqitë më të mëdha duhet t’u bëjnë presion atyre, sepse në Ballkan kështu funksionon, me presion,” tha Trifunovic.

Ai kritikoi gjithashtu negociatat e vzhdim të udhëhequra nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit për dështimin në përballjen me problemin e personave të zhdukur.

“Nuk arrij ta besoj që asnjë delegacion në Bruksel nuk e parashatron në tavolinë çështjen e personave të zhdukur,” tha ai.

Joel Mermet, ish-kreu i Zyrës së OKB-së të Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, OHCHR, radakord mbi nevojën për t’i bërë presion Prishtinës dhe Beogradit për të shkëmbyer informacione mbi personat e zhdukur.

“Mbrojtja e dëshmitarëve është një çështje serioze,” tha ai. “Asnjë nuk do të flasë për personat e zhdukur. Kosov është vend i vogël, të gjithë njihen, kështu që është e vështirë të mbrosh dëshmitarët,” shtoi ai.

Share