Komunitetet Etnike në Kosovë në 2007 dhe 2008

Çështjet e sigurisë, punësimi dhe zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Ligjit kundër Diskriminimit në Kosovë; Kthimi i personave të shpërngulur në Kosovë gjatë vitit 2007 dhe 2008; Zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në institucionet e Kosovës; Zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në procesin e arsimit në Kosovë; Zbatimi i Ligjit kundër Diskriminimit dhe Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve në ndërmarrjet publike, në Kosovë.


Share

Drejtësia tranzicionale në shtetet e ish Jugosllavisë – Raport për vitin 2007

Ky raport është rezultat i përcjelljes sistematike të iniciativave në fushën e drejtësisë tranzicinale në vendet e krijuara pas shkatërrimit të Jugosllavisë prej organizatave për të drejtat e njeriut, siç janë Fondi për të drejtën humanitare (Beograd) dhe organizata Documenta (Zagreb). Procesi i dezintegrimit të Federatës Jugosllave është përcjellë me tre konflikte të armatosura të intensitetit të lartë: në Kroaci (1991-1995), Bosnjë dhe Hercegovinë (1992-1995) dhe në Kosovë (1998-1999), në të cilat kanë humbur jetën më së paku 130.000 njerëz, me miliona të tjerë janë detyruar t’i lëshojnë vatrat e tyre, kurse qindra mijëra shtëpi janë shkatërruar.

Sharko tekstin e plotë

Share

Çështjet e sigurisë, punësimi dhe zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe ligjit kundër diskriminimit në Kosovë

Në periudhën prej janarit deri në fund të prillit të vitit 2008, Fondi për të Drejtën Humanitare – Kosovë (FDH – Kosovë), realizoi një hulumtim i cili sa u përket temave që shqyrton mund të ndahet në dy periudha: periudha e parë, prej janarit deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, dhe periudha e dytë, prej shpalljes së pavarësisë deri në fund të prillit të këtij viti. Hulumtimi i FDH-Kosovë gjatë periudhës së parë kishte për qëllim të vlerësojë: nëse të gjithë qytetarët e Kosovës gëzojnë në të njëjtën masë lirinë e lëvizjes; nëse kanë qasje në organet komunale dhe institucionet tjera kosovare; a zbatohen dispozitat e ligjit mbi përdorimin e gjuhëve dhe ligjit kundër diskriminimit; cilat janë institucionet shëndetësore të cilave u drejtohen qytetarët e Kosovës; a janë të kënaqur me shërbimet që i ofrojnë ndërmarrjet publike; dhe a respektohet e drejta e qytetarëve të Kosovës për t’u informuar në gjuhën amtare. Në periudhën pas 17 shkurtit 2008, FDH – Kosovë ka hulumtuar kryesisht pikëpamjet e serbëve në lidhje me lirinë e lëvizjes, nëse dhe në çfarë mase përfaqësuesit e pakicave kombëtare i kanë lëshuar vendet e tyre të punës, çka kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës në lidhje me këtë dukuri dhe sa është numri i pjesëtarëve të pakicave kombëtare që janë kthyer në vendet e tyre të punës.


Share

Proceset gjyqësore në Kosovë për krime të luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht – Raporti, viti 2007

Zyra e Fondit për të drejtën humanitare në Kosovë (FDH) është duke u marrë me dokumentimin e fakteve të cilat do t’i ndihmojnë shoqërisë kosovare që të përballet me të kaluarën e afërt dhe në të njejtën kohë të avancojë mbrojtjen e të drejtave të pakicave, gjendja e pakënaqshme e të cilave në masë të madhe është trashëgim i të kaluarës së afërt. FDH në Kosovë synon t’i kundërvihet mohimit dhe manipulimit politik të humbjes së jetrave në njerëz dhe të sigurojë integritetin dhe transparencën e gjykimeve të krimeve të luftës të cilat merren me këto humbje. FDH, po ashtu, synon të avancojë dhe monitorojë të drejtat e pakicave, të cilat janë fundamentale për zhvillimin demokratik të Kosovës, për gjasat për kthimin e pakicave dhe përfundimisht për marrëdhëniet paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Share

Zbatimi i ligjit kundër diskriminimit dhe ligjit mbi përdorimin e gjuhëve në ndërmarrjet publike në Kosovë

Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2007, Fondi për të Drejtën Humanitare-Kosovë (FDH-Kosovë) ka kryer një hulumtim për të parë sa zbatohet ligji kundër diskriminimit dhe ligji mbi përdorimin e gjuhëve, në ndërmarrjet publike në Kosovë. Në hulumtim janë përfshirë: Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)1, Post Telekomi i Kosovës (PTK)2, Hekurudhat e Kosovës, Kosovatransi, Termokosi, Aeroporti i Prishtinës/Prištinës, ndërmarrjet publike regjionale të ujësjellësve dhe kanalizimit, si dhe ndërmarrjet regjionale që bëjnë pastrimin e qytetit, rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe mirëmbajtjen e tregjeve dhe varrezave. Hulumtimi është kryer në të gjitha regjionet e Kosovës (Prishtinë/Priština, Prizren/Prizren, Gjilan/Gnjilane, Pejë/ Peć dhe Mitrovicë/Mitrovica), në qendër dhe në qendrat regjionale të ndërmarrjeve publike.

Zbatimi i ligjit kundër diskriminimit dhe ligjit mbi përdorimin e gjuhëve në ndërmarrjet publike në Kosovë

Share

Zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në institucionet e Kosovës

Gjatë periudhës prej korrikut deri në tetor të vitit 2007, Fondi për të Drejtën Humanitare- Kosovë (FDH-Kosovë), ka bërë një hulumtim për të parë se në ç’masë zbatohet ligji për përdorimin e gjuhëve nga institucionet lokale të Kosovës, Parlamenti i Kosovës, Gjykata Komunale dhe e Qarkut në Prishtinë/Priština, Agjensioni Kosovar i Pronës dhe Shtëpia e Shëndetit numër IV. Hulumtimi është kryer në komunat shumetnike (Prizren/Prizren, Fushë Kosovë/Kosovo Polje, Klinë/Klina, Gjilan/Gnjilane, Pejë/Peć, Dragash/Dragaš), në komunat ku shqiptarët janë shumicë (Skenderaj/Srbica, Deçan/Dečane, Gllogovc/Glogovac, Malishevë/Mališevo, Podujevë/Podujevo), si dhe në komunat ku serbët përbëjnë shumicën e popullsisë (Shtërpcë/Štrpce, Leposaviq/Leposavić, Zubin Potok/Zubin Potok dhe Zveçan/Zvečan). Priština/Prishtina dhe Mitrovica/Mitrovica janë hulumtuar si raste te veçanta.

Zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në institucionet e Kosovës

Share

Praktika e implementimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në procesin e arsimit në Kosovë

Në periudhën prej shkurtit deri në maj 2007 anëtarët e ekipit hulumtues të FDH-së – Kosovë kanë përcjellë se a zbatohen në praktikë dispozitat e nenit 4.4 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë , si dhe dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve , me të cilin u garantohet e drejta komuniteteve pakicë në Kosovë që të arsimohen në gjuhën e tyre amtare.

Sharko tekstin e plotë

Share