Largimi i vonuar i Millosh Peroviqit – i pamjaftueshëm
Të premten, në datën 6 qershor të vitit 2014, nga pozicioni i kryeshefit të Njësisë për mbrojtjen pjesëmarrësve në proceduarën penale të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), është larguar Millosh Peroviqi, i cili këtë funksion e ka kryer që nga viti 2008. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) konsideron se heqja e tij, edhe pse e vonuar, është e rëndësishme për reformën e sistemit të mbrojtjes së dëshmitarëve në lëndët e krimeve të luftës, por se atë duhet ta përcjellin reforma serioze të Njësisë dhe të sistemit të Mbrojtjes.