FHP-SP-016 FONDI: Përfaqësimi i partive politike dhe i kandidatëve për kryetar në mediat elektronike dhe në ato të shkruara në Serbi

PERIUDHA: 1997

BURIMI PRIMAR:Radio Televizioni i Serbisë, Studio B, Politika – gazetë e përditshme, Blic – gazetë e përditshme, Nasha Borba (Naša Borba) – gazetë e përditshme

VËLLIMI DHE MEDIUMI:  2 kuti arkivore

PËRMBAJTJA: Gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 1997 për kryetar në Serbi, hulumtuesit e Fondit për të Drejtën Humanitare çdo ditë kanë përcjellë emisionet informative të Radio Televizionit të Serbisë, Studion B, kurse kanë përcjellë edhe mediat e shkruara siç janë Politika, Blic dhe Nasha Borba. Dokumentacioni përmban analizën e vet paraqitjeve të kandidatëve për kryetar, ku posaçërisht është veçuar propaganda e drejtpërdrejtë dhe e fshehur dhe gjuha e urrejtjes, si dhe paraqitjen e suksesit të prezantimit të barabartë të kandidatëve dhe të partive, si një nga kushtet themelore të procesit zgjedhor të lirë dhe demokratik.

SISTEMI I RENDITJES:  kronologjik si dhe sipas burimit

Nuk pritet rritja e fondit

GJUHA:  Serbe

Share

FDH-NP-012 FONDI: E drejta në pronë dhe në paluajtshmëri – kërkesat për kthimin e të drejtave banesore të personave të dëbuar

NËNDFONDI -NP-012-1 kërkesat për kthimin e të drejtave banesore të personave të dëbuar nga Kosova

NËNFONDI  FDH-NP-012-2 kërkesat për kthimin e të drejtave banesore të personave të dëbuar nga Bosnja e Hercegovina

PERIUDHA: 1995-1996, 1999-2000

BURIMI PRIMAR: Anëtarët e familjeve, prona e të cilëve është konfiskuar me dhunë dhe të cilët janë dëbuar nga territori i Kosovës dhe i Bosnjës e Hercegovinës.

VËLLIMI DHE MEDIUMI:  40 kuti arkivore

PËRMBAJTJA: Fondi përmban deklaratat e të dëmtuarve mbi rrethanat e konfiskimit të pronës së luajtshme dhe të paluajtshme, pranë të cilës janë të deponuara dokumentacione të ndryshme, të cilat tregojnë pronësinë mbi pronën e konfiskuar  – letërnjoftimet, lajmërimi i vendbanimit të përkohshëm, marrëveshjet mbi këmbimin e pronës së paluajtshme ,vendimet mbi ndryshimet në kadastër, kontratat për qira të banesave, vendimet mbi ndarjen e banesës, kopjet e pasaportës, certifikatat e gjykatës, kontratat mbi shitblerjen e patundshmërive, certifikata mbi kërkesën për regjistrim në të drejtat e patundshmërive, kontrata mbi posedimin e përjetshëm, tapi, legjitimiteti i personave të zhvendosur, vendime mbi pagesën e kompensimit për shfrytëzim të tokës së ndërtimit, procesverbale mbi kategorizimin e objekteve banesore, kontrata mbi dhurimin e patundshmërisë, kopje të planit, kopjet e fletëve poseduese, vendime mbi lejen e zgjerimit, vërtetime të administratës së gjeodezisë.

 

SISTEMI  I  RENDITJES:  Sipas parimit gjeografik, sipas komunave

 

Nuk pritet rritja e fondit

 

GJUHA:  Serbe, boshnjake 

Share

FDH-PD-010 Materiale gjyqësore nga gjykimet e pjesëtarëve të njësisë paramilitare SHKORPIONËT për krime ndaj civilëve në Podujevë

PERIUDHA: 1999-2011.

BURIMI PRIMAR: MPB e Republikës së Serbisë, SPB i  Prokuples, Gjykata e Qarkut në Prokuple, Gjykata e Qarkut në Beograd – Paneli për krime të luftës, Prokuroria publike e qarkut e Republikës së Serbisë, Gjykata e Apelit në Beograd, familja Bogujevci.

VËLLIMI  DHE MEDIUMI:  3 kuti arkivore

PËRMBAJTJA:  Fondi përmban dokumentacionin dhe  dëshmi me shkrim nga gjykimi i të akuzuarve Sasha Cvjetan dhe Dejan Demiroviq për vrasje të anëtarëve të familjes Bogujevci në Podujevë në vitin 1999, dokumentacionin e krijuar gjatë procedurës penale kundër Zheljko Gjukiqit dhe të tjerëve para Panelit për krime të luftës i Gjykatës së Qarkut në Beograd, transkiptet e dëshmisë nga gjykimi i Zheljko Gjukiqit dhe i të tjerëve, dokumentacionin e siguruar nga SPB-ja e Prokuples dhe të i PPK Prokuple, raportin mbi angazhimin e formacionit rezerv për nevojat e NjSA, korrespondencat, autorizimet, artikujt gazetaresk, dokumentacionin nga mediat, letra të familjes Bogujevci.

SISTEMI I RENDITJES:  Kronologjik, sipas datës

Nuk pritet rritja e fondit

GJUHA:  serbe, shqipe

Share

FDH-SJ-008 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimi i pjesëtarëve të njësisë paramilitare Hakmarrësit (Osvetnici) për rrëmbim dhe vrasje të myslimanëve të Sjeverinit në Serbi

PERIUDHA: 1992 – 2005

BURIMI PRIMAR: Gjykata e Qarkut në Uzhicë (Serbi), Gjykata e Qarkut në Beograd (Serbi), Këshilli i Partisë së Aksionit Demokratik (PAD) të Sanxhakut, Komanda e Ushtrisë së Srpska Republikës në Vishegrad, Kuvendi i Komunës së Pribojit (Serbi).

VËLLIMI DHE MEDIUMI:  1 kuti arkivore

PËRMBAJTJA:  Fondi përmban dokumentacionin dhe  dëshmi me shkrim nga gjykimet e të akuzuarve Millan Llukiq, Oliver Krsmanoviq, Dragutin Dragiqeviq dhe Gjorgje Sheviq për rrëmbimin e civilëve nga autobusi i udhëtarëve në vendin e quajtur Mioçe, dokumentacionin gjyqësor nga gjykimi i përsëritur dhe fotografitë e pjesëtarëve të njësive paramilitare dhe të viktimave.

SISTEMI I RENDITJES:  Kronologjik, sipas datës

Nuk pritet zmadhim i fondit

GJUHA:  Serbe

LISTA E PËRMBAJTJES:

Kutia nr. 1

1993-2006

 

  • Provat materiale  – urdhrat me shkrim
  • Paditë penale kundër të akuzuarve
  • Procesverbalet e dëgjimit të dëshmitarëve dhe të akuzuarve
  • Procesverbali nga seanca kryesore e muajit shtator të vitit 2003
  • Aktgjykimi
  • Vendimi mbi shqyrtimin e ankesës me të cilën lënda kthehet në gjykim të përsëritur, i datës 27 shtator të vitit 2004
  • Procesverbali i seancës kryesore të vitit 2005
  • Fotokopja e albumit të fotografive të njësisë paramilitare Hakmarrësit – 22 fotografi
  • Fotokopja e albumit të fotografive të personave të rrëmbyer – 16 fotografi
Share

FDH-OV-003 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e pjesëtarëve të MT të Vukovarit dhe të njësisë paramilitare Leva Supoderica për krime të luftës kundër të burgosurve të luftës

PERIUDHA: 1997 – 2006

BURIMI PRIMAR: Gjykata e Qarkut në Sombor (Serbi), Gjykata Ushtarake në Beograd (Serbi), Drejtoria për luftë kundër krimit të organizuar e MPB-së së Serbisë, Gjykata e Qarkut në Novi Sad (Serbi), Gjykata e Qarkut në  Zagreb (Kroaci), Paneli për krime të luftës i Gjykatës së Qarkut në Beograd, Republika e Serbisë

Vëllimi dhe mediumi:  8 kuti arkivore

PËRMBAJTJA:  Fondi  përmban dokumentacionin nga gjykimet e pjesëtarëve të Mbrojtjes Territoriale të Vukovarit, e cila ka qenë në përbërje të APJ-së së asokohshme, të cilët, duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare në kohën e konfliktit të armatosur, në kundërshtim me Konventën e Gjenevës  mbi sjelljen me të burgosurit e luftës i kanë privuar nga jeta gjithsejtë 192 persona në fermën bujqësore “OVÇARA “ (OVČARA) në Vukovar në Kroaci, me çka kanë kryer vepër penale të krimeve të luftës kundër të burgosurve të luftës.

Fondi përmban dokumentacionin gjyqësor (aktakuza, transkripte nga gjykimet, protokolle/ procesverbale të marrjes në pyetje të të akuzuarve dhe të dëshmitarëve, shënime zyrtare etj.), raporte të ekspertëve mjekoligjor, raportin përfundimtar të komisionit të ekspertëve të KB, regjistrin e mbetjeve mortore të identifikuara të të zhvarrosurve në Ovçare, raportet e mediave, fotografitë, korrespondencat me FDH-në etj.

SISTEMI I RENDITJES:  Kronologjik, sipas datës

Pritet zmadhimi i fondit

GJUHA:  Serbe, kroate

LISTA E PËRMBAJTJES:

Kutia nr. 1

 

09.01.1997 – 18.01.2006.

 

  • Dokumentacioni gjyqësor i Gjykatës së Qarkut në Sombor, Republika e Serbisë
  • Dokumentacioni gjyqësor i Gjykatës Ushtarake në Beograd, Republika e Serbisë
  • Dokumentacioni i Drejtorisë për luftë kundër krimit të organizuar i MPB-së të Serbisë
  • Dokumentacioni gjyqësor i Gjykatës së Qarkut në Novi Sad, Republika e Serbisë
  • Dokumentacioni gjyqësor i Gjykatës së Qarkut në Zagreb, Republika e Kroacisë
  • Dokumentacioni gjyqësor i Panelit për krime të luftës i Gjykatës së Qarkut në  Beograd, Republika e Serbisë

 

Kutia nr. 2

 

1991 – 2005

 

  • Raporti i Komisionit për çështje humanitare dhe persona të zhdukur, Republika Federale e Jugosllavisë
  • Raporti i ekspertëve mjekoligjor
  • Raporti përfundimtar i komisionit të ekspertëve të Kombeve të Bashkuara
  • Varreza masive – Ovçara
  • Regjistri i mbetjeve mortore të identifikuara të të zhvarrosurve në  Ovçare
  • Raportimet e mediave, fotografitë etj.

 

Kutia nr. 3

 

04.12.2003 – 27.10.2004.

 

  • Gjykata e Qarkut në Beograd – Paneli për krime të luftës – aktakuza e datës 04.12. 2003.
  • Transkripti nga seanca kryesore e datës 09.03.2004 – 27.10.2004.

 

Kutia nr. 4

 

28.10.2004 – 17.12.2004.

 

  • Gjykata e Qarkut në Beograd – Paneli për krime të luftës – Transkripti nga seanca kryesore e datës 28.10.2004 – 17.12.2004.

 

Kutia nr. 5

 

24.01.2005  –  22.04.2005.

 

  • Gjykata e Qarkut në Beograd – Paneli për krime të luftës – Transkripti nga seanca kryesore e datës 24.01.2005 – 22.04.2005.

 

Kutia nr. 6

 

23.05.2005 – 08.07.2005.

 

  • Gjykata e Qarkut në Beograd – Paneli për krime të luftës – Transkripti nga seanca kryesore e datës 23.05.2005- 08.07.2005.

 

Kutia nr. 7

 

12.09.2005 -18.10.2006.

 

  • Gjykata e Qarkut në Beograd – Paneli për krime të luftës – Transkripti nga seanca kryesore e datës 12.09.2005 – 22.11.2005, aktgjykim i datës 12.12.2005 dhe vendim i Gjykatës Supreme i datës 18.10.2006.

Kutia nr. 8

 

  • Konfidenciale – e mbyllur për publikun
Share

FDH-SS-002 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e shtetasve të Serbisë për krime të luftës

PERIUDHA: 1993 – 2006

BURIMI PRIMAR: Gjykata e Qarkut në Varazhdin, Vukovar, Gjykata ushtarake në Zagreb, Gjykata Komunale në Split, Gjykata e Qarkut në Zarë, Karlovc, Osijek, Pozhegi, Split, Shibenik (Kroaci), Gjykata e Qarkut Murska Sobota (Slloveni), Gjykata Kantonale në Sarajevë, Gjykata Ushtarake e Qarkut në Tuzëll (Bosnjë e Hercegovinë), Gjykata e Qarkut në Banjallukë, Gjykata e Lartë në Zenicë, Gjykata Komunale në Beograd, Gjykata Ushtarake në  Novi Sad, Gjykata Ushtarake në Nish  (Serbi), Gjykata e Qarkut në Pejë, Gjilan, Prishtinë, Mitrovicë  (Kosovë), Gjykata e Qarkut në Novi Pazar, Gjykata e Lartë në Podgoricë, Gjykata Themelore në Cetinje (Mali i Zi).

VËLLIMI DHE MEDIUMI:  9 kuti arkivore

PËRMBAJTJA: Fondi përmban dokumentacion  nga gjykimet e pjesëtarëve të kombësisë serbe dhe kroate për krime të luftës në territorin e ish Jugosllavisë, të cilat i kanë përcjellë hulumtuesit dhe avokatët e FDH-së. Gjykimet janë zhvilluar në territorin e Serbisë, Kosovës, Kroacisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës. Fondi e përfshin periudhën prej vitit 1991 e deri më sot. Në kuadër të Fondit  gjenden materialet gjyqësore (paditë, aktgjykimet, ankesat, vendimet, procesverbalet nga hetimet e të akuzuarve, transkriptet e gjykimeve, procesverbalet nga dëgjimi i dëshmitarëve, shënimet zyrtare, raportimet nga gjykimet, korrespondencat, kërkesat për heqjen e paraburgimit, lutjet, vërtetimet, autorizimet), artikujt gazetaresk dhe dokumentacioni përcjellës.

SISTEMI I RENDITJES:  sipas kutive të renditura sipas parimit gjeografik në raport me lokacionin e Gjykatës (sipas rendit alfabetik), kurse në kuadër të lëndëve – parimi kronologjik (sipas datës)

Pritet zmadhim i fondit

GJUHA:  Serbe, kroate, shqipe

LISTA E PËRMBAJTJES:

Kutia nr. 1

  • Gjykimi i pjesëtarëve të kombësisë kroate dhe serbe për krime të luftës të kryera në territorin e ish Jugosllavisë. Gjykimet, të mbajtura në territorin e Kroacisë, para Gjykatave të Qarkut në:Varazhdin, Vukovar, Zagreb, Zarë, Karlovc, Osijek, Pozheg, Split dhe Shibenik. Gjithsejtë 31 lëndë.

Kutia nr. 2

  • Gjykimi i pjesëtarëve të kombësisë kroate dhe serbe për krime të luftës të kryera në territorin e ish Jugosllavisë. Gjykimet e mbajtura në territorin e Kroacisë, Serbisë dhe Kosovës – para Gjykatave të Qarkut në Vukovar (Kroaci), Gjykatës komunale në Split (Kroaci), Gjykatës së Qarkut në Zagreb (Kroaci), Gjykatës Supreme të Kroacisë, Gjykatës së Qarkut në Beograd (Serbi), Gjykatës së Qarkut në Gjilan (Kosovë), Gjykatës së Qarkut në Prishtinë (Kosovë). Gjithsejtë 5 lëndë.

Kutia nr. 3

  • Gjykimi i Dragan Nikoliqit nga Gjilani, i cili ngarkohet se në kohën e bombardimeve të Nato-s, me një grup të bashkëkryerësve, e ka privuar nga jeta personin e kombësisë shqiptare. Gjykim i mbajtur para Gjykatës së Qarkut në Gjilan (Kosovë), Gjykatës së Qarkut në Prishtinë (Kosovë) dhe Gjykatës Supreme të Kosovës. Gjithsejtë 1 lëndë (79 dokumente).

Kutia nr. 4

  • Gjykime të pjesëtarëve të kombësisë serbe për krime të luftës të kryera në territorin e Kosovës, të mbajtura para Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë (Kosovë). Gjithsejtë 4 lëndë.

Kutia nr. 5

  • Gjykime të pjesëtarëve të kombësisë serbe për krime të luftës të kryera në territorin e Kosovës, të mbajtura para Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, para Gjykatës së Qarkut në Pejë, para Gjykatës së Qarkut në Prizren, para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë (Kosovë). Gjithsejtë 10 lëndë.

Kutia nr. 6

  • Gjykime të pjesëtarëve të kombësisë serbe për krime të luftës si dhe vepra të tjera penale të mbajtura para Gjykatës së Qarkut në Beograd, Gjykatës Ushtarake në Beograd, Gjykatës Supreme Ushtarake (Serbi). Gjithsejtë 10 lëndë.

Kutia nr. 7

  • Të ndryshme (spiunazh, zbulim i fshehtësive ushtarake, vrasje, zhdukje të përdhunshme të ushtarëve, qëndrim i paligjshëm ndaj armës së besuar, bilans i ndarjes dhe transformim pronësor, ikje nga ushtria, pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës), Gjykata komunale në Kragujevc, Gjykata e Qarkut në Kraljevë, Gjykata e Qarkut në Leskovc, Gjykata Ushtarake në Nish, Gjykata Ushtarake në Novi Sad. Gjithsejtë 13 lëndë.

Kutia nr. 8

  • Të ndryshme (terrorizëm, armëmbajtje pa leje, vepër penale e vrasjes, kalim i palejuar i kufirit shtetëror, gjykim për krime të luftës – rasti i “Grerëz së verdhë”, Dushko dhe Vojin Vuçkoviqit). Gjykata e Qarkut në Smederevë, Gjykata e Qarkut në Uzhicë, Gjykata e Qarkut në Pozharevc, Gjykata e Qarkut në Prokuple, Gjykata e Qarkut në Mitrovicën e Sremit, Gjykata e Qarkut në Shapc. Gjithsejtë 6 lëndë.

kutia nr. 9

  • Gjykime të pjesëtarëve të kombësisë serbe për krime të luftës si dhe vepra të tjera penale, të mbajtura para Gjykatës së Qarkut në Murska Sobota (Slloveni), Gjykatës së Qarkut në Novi Pazar (Serbi), Gjykatës Themelore në Nikshiq (Mali i Zi), Gjykatës Themelore në Cetinje (Mali i Zi), Gjykatës së Qarkut në Banja Llukë, Gjykatës së Lartë në Zenicë, Gjykatës Kantonale në Sarajevë (Bosnjë e Hercegovinë), Gjykatës Ushtarake të Qarkut në Tuzëll, Gjykatës së Lartë në Podgoricë (Mali i Zi). Gjithsejtë 14 lëndë.

Kutia nr. 10

  • Gjykimi i ndarë i Sasha Radakut, i cili, si pjesëtar i njësisë së vullnetarëve, e cila ka qenë në përbërjen e ish APJ-së, duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare në kohën e konfliktit të armatosur, në fermën bujqësore “OVÇARA”  ka privuar nga jeta dyqind persona, me çka ka kryer krime të luftës kundër të burgosurve të luftës. Gjykimi mbahet para Panelit për Krime të luftës të Gjykatës së Qarkut në Beograd (Serbi). Gjithsejtë 1 lëndë (9 dokumente)

Kutia nr. 11

  • Gjykimi i Angjelko Kollashincit dhe i personave të tjerë për krime të luftës kundër popullatës civile, i mbajtur para Gjykatës së Qarkut në Prizren (Kosovë). Gjithsejtë 1 lëndë (34 dokumente)
Share

FDH-SS-001 FONDI: Materiale gjyqësore nga gjykimet e shqiptarëve në kohën e Sllobodan Millosheviqit

PERIUDHA: 1991 – 2006

BURIMET PRIMARE: Gjykata e Qarkut në Beograd – Paneli për krime të luftës, Gjykata e Qarkut në Pejë, Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Prokuple, Pozharevc, Vranje, Zajeçar, Kraljevë, Leskovc, Negotin, Kurshumli, Kladovë, Novi Pazar, Këshilli komunal i komunës së Gllogovcit, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë – Beograd

VËLLIMI DHE MEDIUMI:  18 kuti arkivore

PËRMBAJTJA:  Fondi përmban dokumentacion  nga gjykimet e pjesëtarëve të kombësisë shqiptare në kohën e Sllobodan  Millosheviqit, të cilat i kanë përcjellë hulumtuesit dhe avokatët e FDH-së. Gjykimet janë zhvilluar në territorin e Serbisë dhe të Kosovës. Fondi e përfshin periudhën prej vitit 1991 e deri më sot. Në kuadër të Fondit  gjenden materialet gjyqësore (paditë, aktgjykimet, ankesat, vendimet, procesverbalet nga hetimet e të akuzuarve, transkriptet e gjykimeve, procesverbalet nga dëgjimi i dëshmitarëve, shënimet zyrtare, raportimet nga gjykimet, korrespondencat, kërkesat për heqjen e paraburgimit, lutjet, vërtetimet, autorizimet),artikujt gazetaresk, fotografitë, letrat e të burgosurve, regjistrat e personave të zhdukur, të personave të burgosur, regjistrat e të burgosurve të luftës si dhe dokumentacioni përcjellës.

SISTEMI I RENDITJES:  nëpër kuti, të renditura sipas parimit gjeografik në raport me lokacionin e Gjykatës (sipas rendit alfabetik), kurse në kuadër të lëndëve – sipas parimit kronologjik (sipas datës)

Pritet rritja e fondit

GJUHA:  Serbe, shqipe

LISTA E PËRMBAJTJES:

Kutia nr. 1

  • Gjykimi i shqiptarëve të Kosovës në Serbi dhe në Kosovë: para Gjykatës së Qarkut në Beograd, Gjykatës së Qarkut në Vranjë, Gjykatës së Qarkut në Gllogovcë, Gjykatës së Qarkut në Gjilan, Gjykatës së Qarkut në Zajeçar, Gjykatës së Qarkut në Kraljevë dhe Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë. Gjithsejtë 38 lëndë.

 

Kutia nr. 2

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Serbi: para Gjykatës së Qarkut në Leskovc. Gjithsejtë 43 lëndë.

 

Kutia nr. 3

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Serbi para Gjykatës së Qarkut në Nish. Gjithsejtë 20 lëndë.

 

Kutia nr. 4

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Serbi: para Gjykatës së Qarkut në Novi Pazar. Gjithsejtë 1 lëndë.

 

Kutia nr. 5

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Kosovë: para Gjykatës së Qarkut në Pejë. Gjithsejtë 12 lëndë.

 

Kutia nr. 6

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Kosovë: para Gjykatës së Qarkut në Pejë. Gjithsejtë 67 lëndë.

 

Kutia nr. 7

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Serbi: para Gjykatës së Qarkut në Pozharevc. Gjithsejtë 13 lëndë.

 

Kutia nr. 8

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Serbi dhe në Kosovë: para Gjykatës së Qarkut në Preshevë dhe para Gjykatës së qarkut në Prizren. Gjithsejtë 45 lëndë.

 

Kutia nr. 9

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Kosovë: para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Gjithsejtë 24 lëndë.

 

Kutia nr. 10

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Serbi dhe në Kosovë: para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë dhe para Gjykatës së qarkut në Prokuple. Gjithsejtë 11 lëndë.

 

Kutia nr. 11

  • Gjykim i shqiptarëve të Kosovës në Serbi dhe në Mal të Zi: para Gjykatës së qarkut në Bijelo Pole, para Gjykatës së Qarkut në Beograd, para Gjykatës së Qarkut në Kurshumli, para Gjykatës së Qarkut në Prokuple, para Gjykatës së Qarkut në Negotin, para Gjykatës së Qarkut në Kladovë. Gjithsejtë 3 lëndë.

 

Kutia nr. 12

  • Autorizimet, lutjet, kërkesat e avokatëve të FDH-së për vizita të dënuarve të kombësisë shqiptare në burgjet në Serbi, regjistrat e të dënuarve shqiptarë dhe plani i vizitave të avokatëve në burgjet e qarkut në Beograd, në Smederevë, në Nish, në Zajeçar, në Zrenjanin dhe në Qupri. Gjithsejtë 134 lëndë.

 

Share