Misioni

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ndihmon shoqëritë post-konfliktuoze në ish Jugosllavi të rivendosin sundimit të ligjit dhe ballafaqimin me trashëgiminë e shkeljeve masive të të drejtave të njeriut, për të parandaluar përsëritjen e tyre si dhe për të siguruar përgjegjshmërinë dhe zbatimin e  drejtësisë.

Programi i drejtësisë transicionale i FDH-së implementohet përmes këtyre komponentëve:

  1. Dokumentim
  2. Drejtësia dhe reforma institucionale
  3. Edukim
  4. Nisma për KOMRA
  5. Memorialet
  6. Outreach

Historia 

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) është organizatë joqeveritare për të drejtat e njeriut e themeluar në vitin 1992 nga Natasha Kandiq, me qëllim që t’i dokumentojë shkeljet skandaloze të të drejtave të njeriut që po kryheshin me të madhe në gjithë Jugosllavinë e asaj kohe, gjatë konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe më pas në Kosovë.

Mirënjohje

Në shtator të vitit 2010 Bordi për OJQ  të Këshillit Ekonomik dhe Social (ECOSOC) ia ndau  Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), një status special konsultativ në kuadër të ECOSOC. Ky status special i është nda  FDH-së për veprimet dhe kontributin në krijimin e drejtësisë transicionale në ish-Jugosllavi.

Ekip
Natasa Kandiq, Themeluesja

Natasha Kandiq, themeluesja dhe FDH-së, është laureat i më shumë se 20 çmimeve ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare për të drejtat e njeriut. Në vitin 2000, ajo u nderua me çmimin Martin Ennals, që paraqet mirënjohje prestigjioze për mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Në vitin 2003, gazeta “Time” e vendosi Natasha Kandiqin në mesin e 36 heronjve evropian. Në vitin 2004, Fondacioni “Njerëzit në Nevojë” e nderoi atë dhe FDH-në me çmimin e tyre “Homo Homini”, i cili iu dorëzua nga Vaclav Havel. Në vitin 2005, Natasha Kandiq u shpall qytetare nderi e Sarajevës, kurse gazeta “Bosnja e Lirë” e zgjodhi atë njeriun e vitit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në shtator të vitit 2006, Natasha Kandiq u bë anëtare e Urdhrit të Yllit të Mëngjesit Kroat të Katarina Zrinska, të cilin Kryetari i Kroacisë ua jep individëve që kanë dhënë kontribut të madh për promovimin e vlerave morale. Në nëntor të vitit 2006, revista “Time” e shpalli Natasha Kandiqin si një nga heronjtë e saj të 60 viteve të shkuara. Në mars të vitit 2007, Natasha Kandiq u bë anëtare e Bordit Ndërkombëtar Këshillues të Revistës Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale (Oxford University Journals), kurse në gusht të vitit 2008, ajo u ftua t’i bashkohet Këshillit Konsultativ të Qendrës Weiser të Universitetit të Miçiganit për Demokracitë që po lindin. Instituti Kosovar i paqes, në nëntor të vitit 2012 ja ndau Natasha Kandiqit çmimin për paqe, punë të jashtëzakonshme si dhe për kontributin në pajtimin mes popujve në rajon”. Civil Rights Defenders -mbrojtësit e të drejtave civile e kanë shpallur Natasha Kandiqin si mbrojtëse e drejtave civilëve për vitin 2013, Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut në Serbi e shpërbleu atë me çmimin e festivalit “Ditët e Sarajevës në Beograd”, ndërsa në fund të të njëjtit vit ajo u shpërblye me çmim “Hrant Dink”, nga Fondacioni turk.

Nenad Golčevski, Executive Director

nenad golcevski

Nenad Golčevski është drejtori ekzekutivë i HLC-së që nga Maji i 2023-tës.Ai i është bashkuar organizatës në vitin 2005,për të punuar në një projekt për krijiminë e një pasqyre digjitale arkive të ICTY’së në gjuhët Serbo-kroate, dhe më vonë si menaxherë për mbledhjen e fondeve dhe zhvillim.

Nga viti 2013 deri në vitin 2017 Nenad punoi me ICTY-në, fillimisht si Drejtues i Programit të saj të Informimit, dhe më vonë si Zëdhënës dhe më pas si Shef i Komunikimit të ICTY. Në vitin 2018, Nenad iu bashkua IRMCT-së së UN-të, ku ai drejtoi krijimin dhe ngritjen e sektorit të kontaktit, d.m.th., “Programi i Informacionit të Mekanizmit për Komunitetet e Ndikuara”. Si konsulent ekspert, ai ka punuar me organizata si Freedom House dhe Global Initiative for Transitional Justice and Reconciliation. Ai ka mbajt leksione dhe seminare në Universitetin e Amsterdamit, Universitetin Leiden dhe Universitetin Erasmus në Roterdam dhe botoi artikuj në revista akademike, kapituj librash si dhe paraqitje mediatike mbi drejtësinë tranzicionale.

Nenad ka diplomë BSc në Psikologji nga Universiteti i Beogradit dhe MSc në Shkenca të Komunikimit (cum laude) nga Universiteti i Amsterdamit.

 

  • Jelena Krstić
    • Zv.Drejtoreshë ekzekutive
  • Jelena Proročić
    • Koordinatore e zyrës
  • Mia Deretić
    • Kryekontabiliste
  • Ivana Miučić
    • Menaxhere e financave
  • Jovana Kolarić
    • Koordinatore e projekteve
  • Кatarina Maruna
    • Hulumtuese/Analiste
  • Višnja Šijačić
    • Analiste Ligjore
  • Vladimir Milanović
    • Arkivist
  • Vladan Đukanović
    • Menaxher i shtrirjës së veprimptarisë
  • Milan Gačanović
    • Bashkëpunëtor
  • Nikola Gajić
    • Bashkëpunëtor
  • Farah Huseinagić
    • Hulumtuese
  • Nevena Bojičić
    • Asistente projektesh
  • Mirjana Arsić
    • Hulumtuese/Analiste
  • Dejana Nešić
    • Bashkëpunëtor

 

Share