Buletin i punimeve të Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale # 2

Buletin i punimeve të Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale # 2

post_zbornik_IIPunimet e përzgjedhura nga studentët e gjeneratës së dytë të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale janë përmbledhur në numrin e dytë të buletinit. Punimet e studentëve janë klasifikuar sipas temave themelore të drejtësisë tranzicionale – nga analiza e gjykimeve për krime të luftës, të drejtat e viktimave në reparacion, roli i mediave në procesin e pajtimit dhe analiza e deritanishme e përpjekjeve në njohjen e së vërtetës për krimet e kryera në të kaluarën.

Kur behte fjala për dëmshpërblimet si një nga mekanizmat e drejtësisë tranzicionale, kësaj teme i është dedikuar punimi i Goran Zorić për dëmshpërblime simbolike, i cili paraqiti një rast studimor të qytetit të Prijedorit (Prijedor: Dëmshpërblimet simbolike) por edhe punimi i Luka Bozović i cili analizoi disa nga përmendoret në Serbi dhe ndikimin e tyre në tregimin dominuese mbi të kaluarën (Drejtësia tranzicionale në Serbi – Rasti i përmendoreve në Serbi). Gjykimeve për krime luftë pran Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë i janë dedikuar dy punime, gjykimi i Radislav Krstiç, të autorit  Srxhan Vidackovic, dhe Gjykimi pran GJEDNj –së: Popovic dhe të tjerët – në rastin e Srebrenicës, nga autorja Maja Kapetanovic. Me këto dy punime që janë drejtpërdrejt të përfshira në gjykimet për krime të luftës para Tribunalit të Hagës, Maja Kapetanović në esenë e saj, paraqet një analizë interesante të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin e Maktouf dhe Damjanovic kundër Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ndikimin i këtij gjykimi në proceset e drejtësisë tranzicionale në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Roli i medias në procesin e pajtimit zë një vend të rëndësishëm në mesin e interesave të studentëve të shkollës Rajonale. Aldin Zenović në kuadër të punimit Roli i mediave në procesin e pajtimit, analizoi mbulimin medial të ekspozitës Bogujevci: historia vizuale dëshmi artistike e tre artistëve të rinj me origjinë nga Podujeva, cilët i mbijetuan një krimi të luftës që u vrau pothuajse të gjithë anëtarët e familjes së tyre në vitin 1999. Në ese Mediat dhe mohimi, Dejana Nesic dha analizën e mediave dhe indirekt diskursin publik në dy gazeta ditore në Serbi – Blic dhe Glas Javnosti, të cilat e kanë përcjellë Deklaratën e Srebrenicës të Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë.

Hulumtimi i aktiviteteve të ndërmarra në Bosnje dhe Hercegovinë në fushën e mekanizmave të drejtësisë tranzicionale për vërtetimin e fakteve mbi të kaluarën ishte tema e punimit e studentëve Jasmin Hamzic dhe Denis Putes. Në punimin Drejtësia Tranzicionale  në Bosnje dhe Hercegovinë : E drejta për të vërtetën, Jasmin Hamzic analizoi disa organe dhe projekte që kanë për qëllim përcaktimin e fakteve dhe gjetjen e të vërtetës, ndërsa Denis Putes në esenë Drejtësia tranzicionale në BeH: E drejta për të vërtetën, vendosi të hulumtoj Librin  Boshnjak të të vrarëve,  një nga projektet më të rëndësishme në fushën e ballafaqimit me të kaluarën në Bosnje dhe Hercegovinë.

Këtu ju mund të shihni “Buletinin e punimeve të studentëve të Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale # 2”.

Share