Drejtoresha e re e FDH

Këshilli drejtues i FDH-së më 8 dhjetor 2012 ka emëruar Sandra Orloviqin zëvendësen e deritanishme të Natasha Kandiqit për drejtoreshë ekzekutive të kësaj organizate jo-qeveritare. Historiania Marijana Toma e cila gjithashtu „është rritur“ në FDH do të kryej detyrën e zëvendës drejtoreshës së sapo emëruar.

Natasha Kandiq ka themeluar FDH dhe për 20 vite ka udhëhequr këtë organizatë. Ajo mbetet në këshillin drejtues të FDH-së dhe do të udhëheqë me projektet rajonale Nismën për KOMRA dhe Regjistrin e humbjeve njerëzore në konfliktet e armatosura në ish-Jugosllavi

 

Share