“Gjenerali Dikoviq dhe brigada e 37 në Kosovë”

Dosije_Dikovic-thumb-alNë zonën e përgjegjësisë të brigadës 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë në vitin 1999 në Kosovë janë vrarë rreth 1.400 civilë. Mbetjet mortore të një numri të viktimave janë zbuluar në varrezat masive në Serbi. Me brigadën në atë kohë ka komanduar shefi i tanishëm i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq. As ai e as pjesëtarët e njësisë së tij nuk janë përgjigjur kurrë për ato krime.

Në filmin e Fondit për të Drejtën Humanitare “Lubisha Dikoviq dhe brigada e 37 në Kosovë” janë paraqitur provat mbi prezencën dhe rolin e Ushtrisë së Jugosllavisë në vrasjet masive të civilëve në Izbicë, Qirez, tek Shavarinat, Rezallë dhe fshatrat e tjera të rajonit të Drenicës, e të cilat më parë  janë prezantuar në dosjet “Lubisha Dikoviq” dhe “Rudnica”.

Shumë televizione në Serbi, duke përfshirë edhe serviset publike RTS dhe RTV, kanë refuzuar apo nuk janë përgjigjur në kërkesën për të shfaqur filmin. Për këtë arsye filmi do vendoset në web faqen tonë të martën me 21. Shkurt në orën 11.

Share