Shkolla Rajonale e Drejtësisë Tranzicionale – Buletin

post_zbornik_IIEsetë e përzgjedhura të studentëve të Shkollës se tretë Regjionalë për Drejtësi Tranzicionale janë të përfshira në numrin e tretë të Përmbledhjes. Esetë e lartë përmendura të studentëve në këtë numër përpunojnë temat në lidhje me procesin e drejtësisë tranzicionale në vendet post-jugosllave – gjykimet e krimeve të luftës, drejtat e viktimave në reparacion dhe pajtimin.

Share

I ndahen diplomat gjeneratës së IV-të të Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale – Dialogu i të rinjve si parakusht i pajtimit

tjs-dodela_diplomaNë bibliotekën e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), në datën 22 tetor të vitit 2015 është mbajtur debati mbi rolin e arsimit në ballafaqimin me barrën e së kaluarës së dhunshme. Në debat kanë marrë pjesë Sanja Petroviq Todosijeviq, historiane nga Instituti për historinë e re të Serbisë, Dasha Duhaçek, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, zëvendësja e drejtoreshës ekzekutive të FDH-së Marijana Toma dhe vijuesit e gjeneratës së katërt të Shkollës Rajonale për Drejtësinë Tranzicionale. Në debat është bërë fjalë për marrëdhënien e sistemit të arsimimit kundrejt shkeljes së të drejtave të njeriut në të kaluarën, mbi rolin e të rinjve në procesin e pajtimit dhe jashtë platformave institucionale në ofrimin e përkrahjes për përpjekjet që për të kaluarën të mësohet në bazë të fakteve të vërtetuara.

Share

Vijuesit e Shkollës Tranzicionale të Drejtësisë e vizituan Jasenovcin dhe Vukovarin

jasenovac-tjsNë kuadër të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale (Shkolla) është organizuar një vizitë njëditore në vendet e përkujtimit në Kroaci. Njëzet e pesë vijues dhe vijuese të gjeneratës së katërt e kanë vizituar Memorialin dhe Muzeun Memorial në Jasenovc dhe Vukovar dhe me këtë rast kanë biseduar mbi kulturën e përkujtimit në lidhje me krimet e kryera në këto vende.

Share

Konkurs për Shkollën Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale

Fondi për të Drejtën Humanitare në bashkëpunim me  Shoqatën “Juristi” dhe Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë, shpall konkurs për regjistrimin e gjeneratës së katërt të studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale, që do të mbahet në Beograd nga data 16 deri në datën 23 tetor të vitit 2015

Share

Buletin i punimeve të Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale # 2

post_zbornik_IIPunimet e përzgjedhura nga studentët e gjeneratës së dytë të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale janë përmbledhur në numrin e dytë të buletinit. Punimet e studentëve janë klasifikuar sipas temave themelore të drejtësisë tranzicionale – nga analiza e gjykimeve për krime të luftës, të drejtat e viktimave në reparacion, roli i mediave në procesin e pajtimit dhe analiza e deritanishme e përpjekjeve në njohjen e së vërtetës për krimet e kryera në të kaluarën.

Share

Vizita e studentëve të Shkollës Rajonale të drejtësisë tranzicionale në vendet e kujtimeve në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë

post_poseta_studenata_2014Në kuadër të Shkollës Rajonale të drejtësisë tranzicionale ishte organizuar një vizitë dy ditore në vendet e kujtimeve në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci. Njëzetepesë vijues të Shkollës së tretë Rajonale të drejtësisë tranzicionale për herë të parë vizituan monumentin dhe muzeun përkujtimor Jasenovac në Kroaci, pastaj e vizituan Prijedorin, Vukovarin dhe Sotin, vendet e krimeve masive gjatë luftërave të viteve 1990.

Share

Shkolla e tretë Rajonale e drejtësisë tranzicionale: Mësimi drejt kujtimit

post_otvaranje_skole_2014Në bibliotekën e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) sot u hap Shkolla e tretë Rajonale për drejtësi tranzicionale. Programi edukativ dhjetë ditor mbi mekanizmat për ballafaqimin me të kaluarën në të cilin marrin pjesë 25 studentë, profesionistë të rinj, akademikë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia. Shkollën e organizon FDH, Shoqata Juristi në Sarajevë, dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë.

Share

Konkurs për regjistrimin e gjeneratës së tretë të studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale

Fondi për të Drejtën Humanitare, Shoqata “Juristi” dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, Shpallin konkurs për regjistrimin e gjeneratës së tretë të studentëve të Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale.


Share
12