Konferenca për shtyp “Drejtësia tranzicionale si pjesë e rëndësishme e procesit të integrimeve evropiane të Serbisë”

post_konferencija

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) dhe Koalicioni në lidhje me qasjen ndaj drejtësisë kanë prezantuar sot analizën e harmonizimit të legjislacionit vendës me rrjedhat juridike të BE-së në fushat e krimeve të luftës dhe të drejtat themelore të Kapitullit 23-Gjyqësori dhe të drejtat themelore. Analiza „Drejtësia tranzicionale në procesin e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian” i paraqet politikat dhe instrumentet e BE-së në lidhje me krimet e së kaluarës, rregullativin ligjor të BE-së, që i përmban parimet e drejtësisë tranzicionale, harmonizimin e momentit të dispozitave të Republikës së Serbisë me atë rregullativ, si dhe rekomandimet për harmonizimin e mëtejmë. Analiza është në dispozicion në gjuhën serbe dhe angleze.

Share

Është mbajtur tryeza e rrumbullakët mbi rolin në procesin e përcaktimin të llogaridhënies dhe pajtimit

zbornik2Të premten, me 28 mars të vitit 2014 në Bibliotekën e fakultetit Juridik të Universitetit Union në Beograd është mbajtur Tryezë e Rrumbullakët në temën Edukimi për pajtimin: Roli i edukimit në procesin e ballafaqimit me të kaluarën si mekanizëm për pajtim dhe prezantimi i buletinit të eseve nga studentët e Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Fakultetiti Juridik Universiteti Union dhe Qendra për avancimin e studimeve juridike.

Share

Në Prishtinë është mbajtur tryeza e rrumbullakët dhe prezantimi i buletinit të eseve nga studentët e Shkollës Rajonale të Drejtësisë Tranzicionale.

zbornik2Të hënën me 24 mars të vitit 2014 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë është mbajtur Tryezë e Rrumbullakët në temën Edukimi për pajtimin: Roli i edukimit në procesin e ballafaqimit me të kaluarën si mekanizëm për pajtim dhe prezantimi i buletinit të eseve nga studentët e Shkollës Rajonale për Drejtësi Tranzicionale të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare dhe  Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë. Tryezën e Rrumbullakët e hapi Adriatik Kelmendi, gazetar dhe profesor i Universitetit AAB në Prishtinë, dhe Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë .


Share

Është mbajtur tribuna: ” Fëmijët e pas luftës “

Të enjten më 19 dhjetor 2013 në Qendrën Kulturore të Beogradit, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka organizuar tribunën “Fëmijët e pas luftës “. Në tribunë kanë folur shtatë të rinjë që vijnë nga vende të ndryshme: Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Kosova dhe Serbia, të cilët personalisht apo me anëtarët e familjeve të tyre i kanë mbijetuar krimeve dhe tragjedisë personale. Tribuna u ndoq nga 40 nxënës të rinjë nga shkollat ​​fillore e të mesme si dhe studentë nga Serbia.


Share

Prezantim i Dosjes “Brigada e motorizuar 125 të Ushtrisë së Jugosllavisë “

Të premten më 11 tetor 2013 Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) prezantoi dosjën “Brigada e Motorizuar 125 të Ushtrisë Jugosllave”. Në këtë Dosje janë të përshkruara 10 krime në të cilat janë të perfshirë pjesëtarët e Brigades së motorizuar 125 të ushtrisë jugosllave nën komandën e Dragan Živanovića apo njësive të nënshtruara ku janë vrarë 301 civilë, prej tyre shtatë femra dhe 19 fëmijë.


Share

Raport i prezantuar mbi drejtësinë tranzicionale dhe revista Forum për drejtësinë tranzicionale

Koalicioni për KOMRA e ka prezantuar sot, në datën 9 prill të vitit 2013, në Qendrën për Media në Beograd, Raportin mbi drejtësinë tranzicionale në vendet post-jugosllave për vitin 2010/2011 dhe numrin 4 të revistës Forum për drejtësi tranzicionale. Mbi Raportin kanë folur Natasha Kandiqi, koordinatore e procesit KOMRA dhe themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), Sandra Orloviqi, drejtoreshë ekzekutive e FDH-së, Mario Mazhiq nga Nisma e të Rinjve nga Kroacia, kurse Denisa Kostoviçova, ligjëruese në Shkollën e Londrës për Politikë dhe Ekonomi, e ka prezantuar Forumin. Moderatore e tubimit ka qenë Maja Miqiç nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut nga Serbia. Në Konferencë kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e shoqërisë civile, të ambasadave dhe mediat.


Share

Prezantohet Dosja „Brigada 549 e motorizuar e Ushtrisë së Jugosllavisë“

Ditën e martë, më 20 mars 2013, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) prezantoi Dosjen „Brigada 549 e motorizuar e Ushtrisë së Jugosllavisë“ – dosja e njësisë me të cilën gjatë kohës së konfliktit në Kosovë komandoi Bozhidar Deliq.


Share