Ministria e mbrojtjes i fsheh të dhënat mbi pjesëtarët aktiv të Ushtrisë së Serbisë të akuzuar për krime të luftës

Ministria e mbrojtjes i fsheh të dhënat mbi pjesëtarët aktiv të Ushtrisë së  Serbisë të akuzuar për krime të luftës

Ministarstvo odbrane

Në datën 18 korrik të vitit 2016, Komisionari për informata të rëndësisë publike dhe mbrojtje të të dhënave mbi personalitetin (Komisionari) i është drejtuar me kërkesë Qeverisë së Republikës së Serbisë që ta sigurojë ekzekutimin e vendimit  të saj të muajit maj të vitit 2014, me të cilin e ka urdhëruar Ministrinë e mbrojtjes (MM) që Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) t’ia dorëzojë informacionet nëse dy oficerë të Ushtrisë së Serbisë (US) – Pavle Gavriloviqi dhe Rajko Kozlina – edhe më tutje janë në shërbim aktiv [pas ngritjes së aktakuzës kundër tyre për krime të luftës). FDH konsideron se Qeveria e Serbisë duhet që në mënyrë prioritare të veprojë në lidhje me këtë kërkesë të Komisionarit, që t’i urdhërojë MM që informacionet e kërkuara t’i dorëzojë dhe me këtë qartazi ta bëjë me dije se organet shtetërore nuk guxojnë ta shkelin të drejtën e publikut për të qenë në dijeni për faktet e krimeve  të së kaluarës dhe rolin e shtetit në to, posaçërisht kur në ato krime janë të përfshirë persona, të cilët edhe më tutje janë në shërbim shtetëror.

Share

Gjykimi për krimin në Tërnj – drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

Gjykimi për krimin në Tërnj – drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

#IzSudnice - Sajt  - 4Për pothuajse dy vite nga ngritja e aktakuzës për krim të luftës në lëndën Tërnj janë mbajtur vetëm ditë të gjykimit, derisa Ministria e Mbrojtjes, që nga fillimi i gjykimit, refuzon për të vepruar sipas vendimit përfundimtar të të autorizuarit të plotfuqishëm për informata të rëndësisë publike (I autorizuari) si dhe për të informuar publikun për statusin momental të dy të akuzuarve në Ushtrinë e Serbisë (US). Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) e thekson se vonimi i fillimit të gjykimit, përkatësisht veprimi joligjor i ministrisë, i degradojnë gjykimet për krime të luftës të kryera gjatë viteve nëntëdhjetë dhe i dekurajojnë viktimat, të cilat janë duke e   pritur drejtësinë 16 vite.

Share

PKL 11 vjet pa përgjigje në pyetje – kush e kreu krimin më të rëndë në Kosovë

PKL 11 vjet pa përgjigje në pyetje – kush e kreu krimin më të rëndë në Kosovë

post_TRZ_11Prokurori për Krimet e luftës Vlladimir Vukçeviç/Vladimir Vukčević në një intervistë për Novosti me 5 mars të vitit 2015, deklaroi që në hetimin e Prokurorisë për Krime Lufte (PKL) për krimet e kryera në Mejë (Kosovë), ish-kreu i Departamentit të Sigurisë së Korpusit të Prishtinës të Armatës së Jugosllavisë (AJ) Momir Stojanoviq/Momir Stojanović nuk paraqitet as si një “kryes i mundshëm”. Duke komentuar mbi një urdhër arresti të Interpolit ndaj 17 personave të dyshuar për krime lufte në komunën e Gjakovës/Kosovë, prokurori deklaroi se PKL nuk e din së mbi çfarë provash është lëshuar urdhër arresti dhe që është i gatshëm për të rishqyrtuar provat të cilat i posedon EULEX-i.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) thekson, që gjetjet e prokurorit në lidhje me rezultatin e punës së PKL-së nuk i ndriçojnë krimet në Mejë,  duke mos njohur faktin se PKL për 11 vite pune dhe njoftimeve të shumta nuk ka sjell para drejtësisë as një përgjegjës, sipas numrit të viktimave, krimit më të rend gjatë konfliktit në Kosovë, çka tregon se PKL injoron provat dhe relativizon faktet e vërtetuara nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) në lidhje me këtë krim dhe nuk ka gatishmëri të sinqertë të procedoj këtë rast.

Krimet kundër shqiptarëve të Kosovës në dhe rreth Mejës më datën 27 prill të viti 1999 është krim më masiv kundër civilëve i kryer gjatë konfliktit në Kosovë. Gjykimet e ICTY kundër Vlastimir Gjorgjeviç dhe të ashtuquajturës pesënjaket e Kosovës (Shainoviq dhe të tjerët) me hollësi u rindërtuan rrethanat e krimit, duke përfshirë rolin e ushtrisë dhe policisë serbe, matricën e krimit dhe fshehjen e trupave të viktimave.

Herët në mëngjes ushtria dhe policia serbe filluan një aksion masiv në pjesën veri-perëndimore të Komunës së Gjakovës (lugina Reka), qëllimi i të cilit ishte dëbimi i civilëve shqiptarë të Kosovës nga kjo zonë për në Shqipëri. Gjatë këtij aksioni, ushtarët dhe oficerët e policisë, banorët e njëzet fshatrave (Dobrosh, Ramoc, Racaj, Korenicë, Moliq, Brovinë, Guskë, Nivokaz etj.) i urdhëruan që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shkonin në Shqipëri. Gjatë dëbimit të civilëve nga shtëpitë e tyre, forcat serbe kanë vrarë dhjetëra civilë. Shumica e civilëve u vranë në fshatin Korenicë. Mijëra fshatarëve që ishin dëbuar nga fshati kishin formuar një kolonë të traktorëve e cila ishte duke shkuar për Gjakovë. Në fshatin Mejë, pranë Gjakovës, në afërsi të shkollës fillore të fshatit, pjesëtarët e forcave serbe nga kolona nxorën meshkujt ndërsa grave, fëmijëve dhe të moshuarve pas plaçkitjes së parave dhe arit i urdhëruan të vazhdojnë udhëtimin e tyre për në Shqipëri. Meshkujt e ndarë, prej moshës 14 deri 80 vjet, i kishin mbledhur në livadh pranë rrugës. Ishin ndarë mbi 250 meshkuj të cilët pastaj ne disa lokacione të panjohura janë vrarë. Mbetjet e 249 prej tyre janë gjetur në vitin 2001 në një varr masiv në Batajnicë.

Ndryshe nga PKL, ICTY seriozisht e ka rishikuar rolin e Korpusit të Prishtinës së UJ-së në lidhje me krimet në Mejë dhe rrethinë duke përfshirë rolin e Momir Stojanoviqit dhe eprorët e tij. Vladimir Lazareviq, komandant i atëhershëm të Korpusit të Prishtinës të UJ-së dhe eprori i tij Momir Stojanoviq, janë shpallur si përgjegjës për mbështetje dhe ndihmë në krim kundër njerëzimit me datën 27.04.1999 në Mejë, Korenicë, Ramoc dhe fshatrat tjera në luginën e Rekës. Për këto krime u gjet përgjegjës dhe Nebojsha Pavkoviq, komandant i armatës së tretë UJ-së dhe eprori Lazareviq si dhe Dragoljub Ojdaniq, ish shefi i Shtabit të përgjithshëm të UJ-së. Për krimet në luginën Reka ishin shpallur përgjegjës dhe Sreten Lukiq, ish-kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Republikës së Serbisë për Kosovë dhe Metohi dhe Vlastimir Gjorgjeviq, ish zëvendëses Ministër i Punëve të Brendshme dhe Shef i Departamentit të Sigurisë Publike.

Gjetjet e paraqitura në këto procedura tregojnë që Stojanoviqi ishte njëri nga organizatorët e operacioneve ushtarako policore. Nikë Peraj, ish-oficer i brigadës artilerie raketore 52 të UJ-së, të cilin ICTY e vlerësoi si një dëshmitar i besueshëm (para. 82 i aktgjykimit Shainoviq e të tjeret, Volumi II) i cili dëshmoi se pas vrasjes së pesë pjesëtarëve të MPB-së, në një shtëpi private në Gjakovë u mbajt një takim jozyrtar, ku morën pjesë, ndër të tjera, shefi i sigurisë së brigadës së tij, Brigada Artilerie raketore 52, Sergej Peroviq dhe shef i Departamentit të sigurisë korpusit të Prishtinës Momir Stojanoviq (para.169 të aktgjykimit Shainoviq dhe të tjerët, Vëllimi II ). Peraj tha se “Stojanoviq […] gjatë takimit iu drejtua Miçunoviqit [komandant të forcave rezervë UJ-së në Gjakovë] dhe Kovaçeviqit [shefit të SUP-it të Gjakovës] i urdhëroi ata për të kryer një operacion në luginën e Rekës [zona e Gjakovës ku gjendet Meja], ku në shenjë hakmarrje për vrasjen e Prashqeviqit duhej të eliminohen të paktën 100 ‘koka’ dhe të digjen të gjitha shtëpitë” (para. 169 e Aktgjykimit Shainoviq dhe të tjerët, Vëllimi II).

Momir Stojanoviq, gjatë dëshmisë së tij është mbrojtur nga këto akuza duke pretenduar që Peraj është duke dhënë deklarata të rreme dhe se ai kurrë nuk e ka lëshuar një urdhër të tillë. Në anën tjetër, ICTY e ka vërtetuar se Stojanoviqi nuk ishte një dëshmitar i besueshëm dhe gjatë dëshmisë ishte duke u përpjekur për të zvogëluar pushtetin dhe përgjegjësinë e tij. (para. 85 e Aktgjykimit Shainoviq dhe të tjerët, Vëllimi II).

Duke u nisur nga ajo që ICTY e ka rindërtuar plotësisht këtë krim dhe gjetjet e tija janë të bazuara në numër të madh të gjetjeve të qarta dhe të pakundërshtueshme, që qindra dëshmitarë janë në dispozicion të PKL përmes bashkëpunimit me EULEX-in, FDH theksoi se PKL 13 vjet pas gjetjes së trupave të viktimave të këtij krimi në një varr masiv në Beograd, dhjetë kilometra nga zyra e PKL-së, familjeve të viktimave iu detyron më shumë se gjetje të relativizuara dhe fakte të vërtetuara nga ICTY.

Share

Reagimi i FDH-së në vërejtjet e gjeneralit Ljubisha Dikoviq në emisionin Fjala e rëndë (Teška reč)

Reagimi i FDH-së në vërejtjet e gjeneralit Ljubisha Dikoviq në emisionin Fjala e rëndë (Teška reč)

Logo FHPNë emisionin Fjala e rëndë  të emituar në TV Pink, kryeshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë , gjenerali Ljubisha Dikoviq, me rastin e publikimit të Dosjes “Rudnica” e ka mohuar përgjegjësinë për krime të luftës në Kosovë, duke e akuzuar FDH-në se po zhvillon “fushatë të ndyrë” kundër tij personalisht dhe Ushtrisë së Serbisë. Gjenerali Dikoviq ka thënë se ai kurrë nuk ka “planifikuar dhe as që ka organizuar, nuk ka marrë pjesë dhe në kurrfarë mënyre nuk e ka nxitur kryerjen e krimeve të luftës“.

Share

Largimi i vonuar i Millosh Peroviqit – i pamjaftueshëm

Largimi i vonuar i Millosh Peroviqit – i pamjaftueshëm

Logo_FHPTë premten, në datën 6 qershor të vitit 2014, nga pozicioni i kryeshefit të Njësisë për mbrojtjen pjesëmarrësve në proceduarën penale të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), është larguar Millosh Peroviqi, i cili këtë funksion e ka kryer që nga viti 2008. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH)  konsideron se heqja e tij, edhe pse e vonuar, është e rëndësishme për reformën e sistemit të mbrojtjes së dëshmitarëve në lëndët e krimeve të luftës, por se atë duhet ta përcjellin reforma serioze të Njësisë dhe të sistemit të Mbrojtjes.

Share

Suspendohet pjesëtari i xhandarmerisë i akuzuar për krime lufte

Suspendohet pjesëtari i xhandarmerisë i akuzuar për krime lufte

Logo FHPKomandanti i xhandarmërisë, Milenko Bozoviq e suspendoi Vlladan Krstoviqin, pjesëtarin aktiv të xhandarmërisë ndaj të cilit Prokuroria për Krime Lufte ka ngritur aktakuzë në rastin e Lubeniqit, pas kërkesës së Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH). FDH theksoi se Ushtria Serbe dhe Ministria e Mbrojtjes nuk pranuan t’i tërheqin nga shërbimi aktiv oficerin dhe nënoficerin e Ushtrisë Serbe (US), Pavlo Gavriloviqin dhe Rajko Kozllina, të cilët gjykohen për krime kundër civilëve në fshatin Tërnje në mars të vitit 1999.


Share

Të akuzuarit për krime luftë në uniformë të policisë

Të akuzuarit për krime luftë në uniformë të policisë

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) kërkon nga komandanti i xhandarmërisë, Milenko Bozovic dhe nga drejtori i policisë Milorad Veljovic që të shfrytëzojnë mundësitë ligjore dhe të shkarkojnë nga detyra, deri në përfundimin i procedurës, oficerin e xhandarmërisë Vladan Krstovic, të akuzuarin për krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës në Lubeniq me 1 prill të vitit 1999.


Share

Të largohen oficerët nga Ushtria e Serbisë të akuzuar për krime kundër civilëve në Tërrnje

Të largohen oficerët nga Ushtria e Serbisë të akuzuar për krime kundër civilëve në Tërrnje

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH ) kërkon nga Lubisha Dikoviqi  shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë që ti largoj nga Forcat e Armatosura të Serbisë Pavle Gavriloviçin  dhe Rajko Kozlina të akuzuar për krime kundër shqiptarëve të Kosovës në Tërrnjë më datën  25 mars të vitit 1999 deri në përfundim të procedurës.


Share

Tomislav Stojkoviq nuk është i denjë për të qenë gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Serbisë

Fondi për të Drejtën Humanitare, në datën 11 shkurt të vitit 2011 e ka filluar iniciativën për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Serbisë, Tomislav Stojkoviqin për shkak të dyshimit se është i përfshirë në rrëmbimin e avokatit Teki Bokshi, shqiptar nga Kosova. Në iniciativë e vet, të dorëzuar ish kryetarit të Republikës së Serbisë, Boris Tadiqit, ish kryetares së Kuvendit Popullor Slavica Xhukiq-Dejanoviq, ish ministres së Drejtësisë Snezhana Maloviq, ministrit të Punëve të Brendshme Ivica Daçiqit dhe Asamblesë së Përgjithshme të Gjykatës së Kasacionit të Serbisë, FDH ka kërkuar shkarkim të gjykatësit Stojkoviq dhe konfirmim të përgjegjësisë së tij penale.

Share

Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës së Serbisë nuk ka të kaluare të pastër

Dëshmitë, mbi të cilat bazohet gjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (GJNPJ), në lëndën e Millutinoviqit dhe të tjerëve, viktimat e mbijetuara nga Drenica, të cilat kanë dëshmuar në GJNPJ ose i kanë dhënë deklarata FDH-së, si dhe dokumentet e përmbajtura në Bazën publike të të dhënave të GJNPJ, tregojnë për krime të shumta të rënda dhe masive të luftës, të cilat janë kryer mbi civilët shqiptar në zonën e përgjegjësisë të komandantit të brigadës 37 të motorizuar të ushtrisë së RSJ, të shefit të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së RS, gjeneral-nënkolonelit të emëruar kohët e fundit, Ljubisha Dikoviq. Gjatë bombardimeve të NATO-s, krimet e luftës, të cilat i kanë kryer pjesëtarët AJ/MPB-së, janë përsëritur. Edhe pse e ka pasur për detyrë të parandalojë krimet e luftës, brigada 37 e motorizuar këtë nuk e ka bërë. Deri më sot nuk janë proceduar pjesëtarët dhe komandantët e njësive, të cilët kanë marrë pjesë së bashku në kryerjen e krimeve të luftës, në Qirez, Çikatovё të Vjetёr, Baks, Vёrboc dhe Gllogoc, ku gjatë katër javëve më së paku janë vrarë 200 civilë.


Share
12