Aktivistë të rinj nga Serbia e Kosova në vizitë FDH-së

Aktivistë të rinj nga Serbia e Kosova në vizitë FDH-së

YIHR-FHPTë martën, në datën 15 nëntor të vitit 2016 e ka vizituar Fondin për të Drejtën Humanitare (FDH) një grup i aktivistëve të rinj nga Serbia e Kosova. Në kuadër të Programit të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi “LinKS – Linking Kosovo and Serbia”, ata, përmes vizitave në institucionet dhe organizatat relevante në Serbi dhe në Kosovë vëzhgojnë aspektet politike dhe shoqërore të marrëdhënieve midis dy shteteve dhe i formulojnë rekomandimet për përparimin e marrëdhënieve të tyre reciproke.

Drejtoresha a FDH-së për zhvillim të programit dhe informim Jelena Krstiq ka biseduar me vizitorët lidhur me përpjekjet shumëvjeçare të FDH-së për të ndriçuar rëndësinë e vendosjes së drejtësisë për krimet e kryera gjatë konflikteve të armatosura në ish Jugosllavi. Në këtë kuptim, ajo ka vënë në spikamë mungesën e një përcaktimi zyrtar strategjik për ballafaqim me të kaluarën, procesimin pamjaftueshëm efikas të personave përgjegjës për krimet luftës, injorimin e të drejtave të viktimave në reparacione si dhe qëndrimin e gjithmbarshëm apatik të shoqërisë ndaj krimeve të kryera. Aktivistët e rinj posaçërisht kanë qenë të intriguar nga mosndëshkimi i gjerë i krimeve të luftës, kurse kanë diskutuar edhe për mënyrat se si viktimat e shkeljes së të drejtave të njeriut në Serbi mund të marrin kompensimin e dëmit dhe pranimin, për qëndrimin e mediave ndaj krimeve, angazhimin e institucioneve dhe nismat e shoqërisë civile për konstatimin e së vërtetës mbi krimet dhe viktimat.

Share